Gripi përhapet shpejt në Shqipëri/ Vendi shënohet me të kuqe në hartën e epidemisë në Evropë

Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të përhapjes së virusive të gripit në Evropë.

Ajo tashmë paraqitet me të kuqe në hartë sikundër dhe tre shtete të tjera, shteti fqinj Greqia, Sllovenia dhe Luksemburgu. Institucionet tona shëndetësore kanë raportuar se virusi A me dy nëntipet e tij Ah1N1 dhe Ah3N2 dhe Virusi B po qarkullojnë me intensitet të lartë aq sa ekspertët vlerësojnë se në vend ka epidemi gripi. Në një javë raportohen të jenë prekur 25 mijë persona nga infeksionet respiratore.

Por ndryshe nga Greqia ku raportohen të kenë humbur jetën 38 persona, në Shqipëri autoritetet raportojnë vetëm dy humbje jete, dy gra  mbi 60 të cilat janë konfirmuar se ishin me sëmundje kronike dhe ishin prekur edhe nga virusi i gripit. Këto në javën e tretë të muajit të janarit. Në javën e parë të muajit shkurt ka pasur 139  raste me sëmundje tepër të rëndë respiratore akute. Por numri i të prekurve me grip mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjithe shkojnë te mjeku kur janë me grip. Gjithsesi ekspertë të Shëndetësisë vlerësojnë se ky është piku i sezonit të gripit dhe pritet që këtë javë numri i rasteve të prekur në një javë të ulët.

Por përveç epidemisë së gripit sistemi është në alert për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi ndonëse në Evropë ka raste sporadike në vatren e shpërthimit  ka një transmetim të shpeshtë dhe tanimë është rritur edhe numri i vdekshmërisë.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni