Gruaja diabetike me pankreas artificial bën lindje natyrale

Katriona Finleison (Catriona Finlayson) është gruaja e parë në botë që ka bërë lindje natyrale ndërsa gjatë shtatzënisë ka përdorur pankreas artificial. Finleison lindi një djalë të shëndetshëm dhe e quajti Euan. Lindja u bë në Spitalin Universitar Norfolk, Britani e Madhe.

lindje natyraleAjo tha se ishte ende e “tronditur”nga ardhja në jetë e djalit ët saj. 3 nëna të tjera në Kembrixh kanë mundur të lindin edhe pse me pankreas artificial, por nëpërmjet operacionit, jo lindje natyrale.

Një sistem pankreasi artificial është një pjesë e vogël portative e dizenjuar për të kryer funksionin e pankreasit (kur ai nuk është i shëndetshëm). Kjo ndihmon për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak, duke përdorur teknologjinë dixhitale për shpërndarjen e insulinës.

Pacientja thotë se është tepër e kënaqur, “dua të shoh se si do të përfitojnë të gjithë njerëzit nga kjo pajisje në të ardhmen”.

Djali i saj është nën kujdes intensiv pasi nivelet e tij të sheqerit në gjak kanë qenë të ulta.

Trajtimi i diabetit gjatë shtatzënisë është tepër i vështirë, kjo për shkak se nivelet e hormoneve janë vazhdimisht në ndryshim, thotë dr. Helen Mërfi.

E rëndësishme është që gratë shtatzëna të prekura nga diabeti tashmë mund të përfitojnë nga teknologjia./BBC News/ Elena Beta

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë