Mobilizimi i qytetarëve të Kosovës për të dhuruar ndihma për të prekurit nga tërmeti ka qenë maksimal. Në vazhdën e këtij aksioni, moderator Alaudin Hamiti ka vendosur që emisionin e tij mbrëmjen e djeshme t’ia dedikojë tërësisht mbledhjes së parave dhe ndihmave për t’i dërguar më pas në Shqipëri.
Çasti më emocionues ka qenë kur një zonjë e sëmurë me kancer ka dhuruar 50 euro ndihmë. Kjo ka bërë që vetë moderator dhe të pranishmit në studio të emocionohen pa masë duke derdhur edhe lot në transmetimin live.
https://www.instagram.com/p/B5WPQgNnZPC/?igshid=196nkfpv8ors2

