Gruaja përmes artit, çelet konkursi i arteve pamore për barazinë gjinore

Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shoqata”Together for Life”, në kuadër të  Fushatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me bazë Gjinore: “Burrat dhe Djemtë, pjesë e zgjidhjes: gaTrego që je kundër dhunës”, çel pranë ambjenteve të Liceut Artistik të Tiranës konkursin e arteve pamore me tematikë promovimin e barazisë gjinore dhe luftën ndaj çdo forme diskriminimi gjinor.

Nxënës dhe mësues  të kësaj shkolle, do të jenë të pranishëm në çeljen e këtij aktiviteti.

Autorët e tre punimeve më të mira. do të kurorëzohen me çmime të cilat do të ndahen në perfundim të periudhës kohore të përcaktuar për lëvrimin e ideve dhe realizimin e  tyre.

Gjithë të interesuarit janë të lutur të na bashkohen në këtë ditë të rëndësishme për gratë dhe vajzat e gjithë botës.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak