Gruaja përmes artit, çelet konkursi me nxënësit e liceut artistik

Sot, më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas,  në ambjentet e Liceut Artistik të Tiranës, Shoqata “Together for Life” organizoi çeljen e konkursit të arteve pamore: “Gruaja përmes artit”. Ky konkurs zhvillohet si pjesë e aktiviteteve të  projektit: “Ai dhe Ajo krijojnë jetën. Bëje botën  portokalli”, e mbëshetur nga UNDP, UN Women dhe fonde të Qeverisë Suedeze  në kuadër të Fushatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Liceu artistik (6)

Në çeljen e konkursit, i cili do të zgjasë dy muaj, morën pjesë nxënës të gjithë gjinive të arteve pamore që lëvrohen në Liceun Artistik, si dhe një përfaqësi  e konsiderueshme e stafit mësimor të kësaj  shkolle.

Liceu artistik (1)

Qëllimi i këtij aktiviteti është përfshirja e artistëve të rinj në përpjekjet për zvogëlimin e diskriminimit gjinor si dhe promovimin e barazisë gjinore dhe forcimit të rolit e pozitave të gruas në shoqëri. Ky aktivitet synon të krijojë lidhje të rëndësishme midis artit  dhe aktivizmit shoqëror. Liceu artistik (4)

Nxënësit u instruktuan në lidhje me zbërthimin artistikisht të tematikës së përzgjedhur në mënyrë që të përkojë dhe t’u bëjë jehonë vizionit dhe misionit të fushatës ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore.

Liceu artistik (3)

Në përfundim të konkursit, ditët e para të muajit maj, në një event përmbyllës tre punimet më të mira do të kurorëzohen me çmime të veçanta nga një juri e përbërë nga specialistë të fushës dhe  përfaqësues nga UNDP, Shqipëri.

Liceu artistik (5)

Liceu artistik (7)

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën