Grupet e fëmijëve nëpër kopshte, a respektohet standardi i numrit maksimal të fëmijëve që duhet të përmbajë grupi

Grupet e fëmijëve nëpër kopshte janë 3:
Grupi i I-rë Janë fëmijë të moshës 3-4 vjeç. Grupe të tilla, bazuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve, duhet të jenë maksimalisht prej 15 fëmijësh.
Grupi i II-të Në këto grupe janë fëmijë të moshës 4-5 vjeç. Sipas Standardeve të Projektimit të Kopshteve, numri maksimal i fëmijëve në këto grupe duhet të jetë 25 fëmijë.
Grupi i III-të Në këto grupe janë fëmijë të moshës 5-6 vjeç. Sipas Standardeve të Projektimit të Kopshteve, numri maksimal i fëmijëve në këto grupe duhet të jetë 30 fëmijë.

E rëndësishme është që, sipas Standardeve të Projektimit të Kopshteve, nuk duhet të ketë grupe me mosha të përziera. Secili fëmijë duhet të vendoset në grupin ku përket sipas grupmoshës. Gjatë monitorimit u konstatua se:
1. Për grupet e para, të cilat përbëhen nga fëmijë të moshave 3-4 vjeç, nuk është respektuar numri maksimal i fëmijëve që duhet të përmbajë grupi, bazuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve. Në asnjë nga kopshtet prej të cilave u grumbulluan të dhëna (duke përfshirë këtu edhe ato të nismës “Adopto një kopsht”), nuk u gjet të ishte respektuar numri maksimal prej 15 fëmijësh në grupin e parë.
2. Gjatë monitorimit vihet re se, në grupet e para mosha e fëmijëve që marrin pjesë nuk është gjithmonë homogjene. Në kopshtin nr. 29, njëri nga dy grupet e fëmijëve të 3-4 vjeç është i përzierë me fëmijë të moshave të ndryshme.
3. Në grupet e dyta, ku bëjnë pjesë fëmijë të moshës 4-5 vjeç, vihet re fenomeni i mbi-kapaciteteve të hapësirave. Në 89% të kopshteve të monitoruara (nga të cilat 24 janë të nismës “Adopto një kopsht”), prej të cilave u morën informacione të sakta dhe të plota, vihet re një numër fëmijësh për grup përtej normave të këshilluara për mirërritjen e tyre.
4. Po ashtu, në grupet e dyta të 4 prej kopshteve të marra në vëzhgim (nga të cilat 1 është i nismës “Adopto një kopsht”) u vërejt se ka fëmijë jashtë grupmoshës 4-5 vjeç.
5. Në 29 nga 36 kopshte prej të cilave janë tërhequr të dhëna (nga të cilat 19 janë të nismës “Adopto një kopsht”) në grupet e treta, ku bëjnë pjesë fëmijë të moshës 5-6 vjeç, vihet re tejkalimi i numrit makw simal për grup i parashikuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve.
6. Edhe në rastin e grupeve të treta vihet re prezenca e grupmoshave heterogjene në 4 kopshte të ndryshme të Tiranës (nga të cilat 3 janë të nismës “Adopto një kopsht”)./ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"