Kryefaqja Aktualitet Grupi i gjakut 0+ (pozitiv)

Grupi i gjakut 0+ (pozitiv)

0
Shpërndaje
gjaku 0+

Në nivel shëndetësor, ka disa fakte të vërtetuara shkencërisht që lidhen me grupin e gjakut O+ (0 pozitiv). Megjithatë, korrelacionet me personalitetin e një personi nuk janë vërtetuar dhe janë ende disi spekulative. Shumë njerëz janë plotësisht të bindur për një lidhje midis personalitetit dhe grupit të gjakut, dhe shumë libra janë shkruar për këtë temë.

Cfarë do të thotë grupi i gjakut 0 pozitiv?

Personat që kanë grupin 0 pozitiv të gjakut nuk kanë as antigjen A dhe as antigjen B. Tek ata është i theksuar faktori Rhesus (+). Në disa vende si SHBA, Kina, Irlanda apo Arabia Saudite, ky grup gjaku është më i përhapuri në popullatë.

 Grupi i gjakut 0+ gjendet në mbi 38% të popullsisë së botës.

Asnjë grup gjaku nuk është më i përhapur se grupi i gjakut 0+. Në vend të dytë është grupi i gjakut A+, të cilin e kanë 35% e të gjithë njerëzve.

Pra, me grupin e gjakut 0+ ju formoni shumicën!

 

Fakte të vërtetuara shkencërisht për grupin e gjakut 0+

  1. Personat me grup gjaku 0+ kanë një rrezik më të lartë për ulçera dhe mpiksje gjaku.

Ka shumë studime mbi këtë temë që e kanë vërtetuar përfundimisht këtë supozim, por  ndryshimi nuk është dramatik, kështu që nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

  1. Grupi i gjakut 0+ ka dy gjene të grupit të gjakut 0

Njerëzit me grupin e gjakut 0+ kanë dy gjene 0 në gjakun e tyre. Të gjitha kombinimet e tjera, për shembull B0 ose A0, tregojnë grupe të ndryshme gjaku. Tiparet gjenetike të grupeve A dhe B janë dominuese mbi 0. Kjo do të thotë se tipari i gjenit 0 është nën hije nga tiparet e tjera të gjenit. Pra, nëse keni një gjen të grupit të gjakut A dhe një gjen të grupit të gjakut O, grupi juaj i gjakut do të jetë A.

 

  1. Ne marrim një gjen nga babai dhe një nga mamaja.

Grupi i gjakut 0+ është një mënyrë tjetër për të shkruar 00. Njëra 0 vjen nga nëna, tjetra nga babai.

 

  1. Dikush mund të ketë grup gjaku 0+ edhe pse asnjëri nga prindërit nuk e ka këtë grup gjaku.

Ky është një nga aspektet më interesante të grupit të gjakut 0+. Edhe nëse prindërit tuaj kanë grup gjaku A ose B, ju mund ta keni vetë O+. Kjo është për shkak se ju mund të trashëgoni tiparin e gjenit recesiv 0 nga secili prind, i cili është mbivendosur në A ose B. Pra, nëse prindërit tuaj kanë grupe gjaku A0 dhe B0, ju mund të keni grup gjaku 0+ duke trashëguar të dy gjenet 0.

A nuk është magjepsëse?

 

  1. Personat me grup gjaku 0+ kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje koronare të zemrës.

 

  1. Njerëzit me 0+ janë dhurues të mundshëm për të gjitha grupet e gjakut.

Prandaj, grupi i gjakut 0+ konsiderohet dhuruesi universal i gjakut. Teorikisht ka grupe gjaku që nuk mund ta pranojnë grupin e gjakut 0+, por në përgjithësi grupet e gjakut A, B, AB dhe grupet e tjera të gjakut të grupit 0 mund të pranojnë grupin e gjakut 0+.

  1. Cili gjak është i pajtueshëm me grupin e gjakut 0+ ?

Njerëzit me 0+ kanë të drejtë si dhurues për të gjithë njerëzit me grupe gjaku A, B, AB dhe 0 që mbartin faktorin Rhesus.

Një person me grupin e gjakut 0 pozitiv toleron vetem dy lloje gjaku: 0 pozitiv dhe 0 negativ.

Dhurimi i A, B ose AB do të ishte i rrezikshëm sepse 0 përmban antitrupa kundër antigjenit A si dhe antigjenit B. Kjo çon në grumbullimin e gjakut gjatë kontaktit dhe kështu në një reagim të intolerancës behet kërcënuese për jetën.

 

Fakte më pak shkencore për grupin e gjakut 0+

  1. Personat me grup gjaku 0+ janë egoistë dhe të ftohtë, por të zgjuar dhe kanë vetëbesim të madh.

Mos e merrni shumë seriozisht këtë fakt. Nëse keni grup gjaku 0+ dhe këto karakteristika vlejnë për ju, kjo deklaratë mund të jetë e vërtetë. Nëse jo, nuk ka problem ?

 

Qëndroni shëndoshë e mirë.

Faleminderit që lexuat faqen ton ?.

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: Die Blutgruppe 0+ – Interessante Fakten (diefaktenseite.de)

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here