Grupi i gjakut B+ (pozitiv)

gjaku B+

Grupi i gjakut është një faktor i rëndësishëm që mund të ndikojë në shëndetin dhe mirëqenien e një personi. Ekzistojnë grupe të ndryshme gjaku, si A, B, AB dhe O, të cilat dallohen nga prania ose mungesa e disa antigjeneve në qelizat e kuqe të gjakut. Në këtë artikull do të fokusohemi në grupin e gjakut B+ dhe do të paraqesim pesë fakte pozitive për këtë grup gjaku.

Çfarë është e veçantë për grupin B të gjakut?

Grupi i gjakut B është një grup gjaku mjaft i rrallë dhe shfaqet më shpesh në kombinim me Rhesusin pozitiv (+) se sa Rhesus negative (-). Është i përshtatshëm për të dhuruar gjak te grupet e gjakut B dhe AB.

Nëse keni grup gjaku B, ju mund të merrni gjak të grupit B ose 0.

Grupi i gjakut B karakterizohet nga antitrupa kundër grupit të gjakut “A” (anti-A).

 

5 fakte pozitive për grupin e gjakut B+

1.Njerëzit me grupin e gjakut B+ kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare: Një studim i vitit 2016 i botuar në revistën “Hipertensioni klinik dhe eksperimental” tregoi se njerëzit me grupin e gjakut B+ kanë një rrezik 20-30% më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare sesa njerëzit me grupe të tjera gjaku.

2.Grupi i gjakut B+ është më i zakonshëm në vendet aziatike: Sipas një studimi të publikuar në Journal of Human Genetics, grupi i gjakut B+ është më i zakonshëm në vendet aziatike si Kina, Japonia dhe Koreja sesa në pjesë të tjera të botës. Në Kinë përqindja e njerëzve me grupin e gjakut B+ është rreth 20%, në Japoni dhe Kore madje mbi 30%.

3. Njerëzit me grupin e gjakut B+ kanë performancë më të lartë: Një studim i vitit 2015 i publikuar në revistën “PLOS ONE” tregoi se njerëzit me grupin e gjakut B+ kanë performancë më të lartë njohëse krahasuar me njerëzit me grupe të tjera gjaku. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ka shumë faktorë që ndikojnë në performancën dhe se kjo marrëdhënie kërkon kërkime të mëtejshme.

4.Grupi i gjakut B+ mund të mbrojë kundër infeksioneve të caktuara: Një studim i vitit 2018 i publikuar në Journal of Clinical Microbiology tregoi se njerëzit me grupin e gjakut B+ kanë një rrezik më të ulët të infeksionit me bakterin Helicobacter pylori, i cili mund të shkaktojë ulçera në stomak. Një tjetër studim i vitit 2020 i publikuar në Journal of Infection tregoi se njerëzit me grupin e gjakut B+ kanë një rrezik më të ulët të infeksionit me bakterin Escherichia coli, i cili mund të shkaktojë inflamacion të zorrëve.

5. Grupi i gjakut B+ mund të ketë një ndikim pozitiv në peshë: Një studim i vitit 2018 i publikuar në British Journal of Nutrition tregoi se njerëzit me grup gjaku B+ kanë një rrezik më të ulët të mbipeshës dhe obezitetit.

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://diefaktenseite.de/5-positive-fakten-ueber-die-blutgruppe-b/

 

 

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak