Grupi i gjakut përcakton rrezikun për këto 5 gjendje shëndetësore

Përshtati në shqip: Blertina Koka

E dini se çfarë grupi gjaku keni? Përveç se duhet në rast se lind nevoja që t’i dhuroni dikujt gjak, grupi i gjakut duhet ditur edhe sepse në disa raste është përcaktues për disa gjendje shëndetësore. Ju nuk mund ta ndryshoni grupin e gjakut, megjithatë, siç thotë edhe shprehja, “dija është fuqi” dhe ndoshta duke e ditur nga çfarë jeni të rrezikuar, mund të ndryshoni disa aspekte të jetës që të jeni më të shëndetshëm.

Me pak fjalë, këto janë 5 gjendjet shëndetësore rrezikun e të cilave e përcakton edhe grupi i gjakut.

Personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë mpiksje të gjakut. Është një sëmundje, e quajtur Von Willebrand, një çrregullim i gjakrrjedhjes, që personat me grup gjaku A, B dhe AB janë 30% më të rrezikuar që ta trashëgojnë.  Thuhet gjithashtu se personat me grup gjaku AB janë 20% më shumë të rrezikuar nga mpiksjet e gjakut.

Një avantazh i të qenët me grup gjaku A ose AB është se jeni më pak të rrezikuar të zhvilloni ulcerë peptike se personat me grup gjaku 0. Nuk dihet akoma arsyeja përse personat me grup gjaku 0 janë më të predispozuar të zhvillojnë ulcerë në stomak, megjithatë shkencëtarët mendojnë se ka të bëjë me mënyrën se si imunologjia e secilit grup reagon ndaj infeksioneve.

Personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë sëmundje koronare të zemrës, gati me 23% krahasuar me grupet  tjera, sipas një studimi të kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit.

Më të rrezikuar janë personat me grup gjaku AB dhe B, sipas studimit. Sërish, pavarësisht predispozitave gjenetike, mekanizmi ekzakt mbetet akoma i paqartë.

Një tjetër fitore për personat me grup gjaku 0: Janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të pankreasit. Një studim i publikuar tek revista e Institutit Kombëtar të Kancerit ka zbuluar se personat me grup gjaku A janë 32% më shumë të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të pankreasit, ata me grup gjaku AB 51%, ndërsa me grup gjaku B 72%. Në studim theksohet se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar arsyen ekzakte përse këto grupe gjaku janë më të prekshëm gjenetikisht.

Të pasurit e grupit të gjakut si 0 negativ ashtu edhe 0 pozitiv ju bën më pak të rrezikuar nga disa sëmundje. Këtu përfshihet edhe kanceri i stomakut. Studimet kanë treguar se personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë kancer të stomakut. Nëse grupet  e tjera janë më të rrezikuara nuk është konfirmuar ende.

Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus