Kryefaqja Box 6 Gurët në bajame: Çfarë i shkakton? Simptomat, Parandalimi, Trajtimi, Heqja e tyre

Gurët në bajame: Çfarë i shkakton? Simptomat, Parandalimi, Trajtimi, Heqja e tyre

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Gurët në bajame janë formacione të forta të bardha ose të verdha që ndodhen në brendësi të bajameve. Madhësia e gurëve të bajmameve fillon sa një kokërr orizi në një kokërr rrushi.

Çfarë i shkakton gurët në bajame?

Gurët në bajame mund t’i shkaktojnë lloje mbeturinash të ndryshme të tilla si qelizat e vdekura, mukusi, pështyma, ushqimi etj, të cilat mund të bllokohen në këto “xhepa” dhe të grumbullohen. Bakteret dhe kërpudhat ushqehen me këto grumbullime dhe shkaktojnë erë të keqe të gojës. Me kalimin e kohës, mbeturinat forcohen dhe shkaktojnë gurë.

Shkaqet e gurëve në bajame:

  • Higjena jo e mirë e dhëmbëve
  • Problemet kronike të sinusit
  • Bajamet kronike

Simptomat e gurëve në bajame:

Megjithëse disa gurë në bajame mund të jenë të vështira për t’u parë, ato përsëri mund të shkaktojnë simptoma të dukshme, ja disa prej tyre:

  • Erë e keqe goje
  • Dhimbje fyti
  • Probleme me gëlltitjen
  • Dhimbje veshi
  • Kollë e vazhdueshme
  • Bajame të fryra
  • Mbeturina të bardha ose të verdha në bajame

Parandalimi i gurëve në bajame:

  • Higjenë e mirë orale, përveç dhëmbëve lani edhe pjesën e pasme të gjuhës
  • Mos pini duhan
  • Bëni gargarë me ujë të kripur
  • Pini sa më shumë ujë që të qëndroni të hidratuar

A duhet t’i heqim gurët në bajame?

Shumica e bajameve janë të padëmshme, por shumë njerëz duan t’i heqin që mos të ju shkaktojnë shqetësime. Trajtimet mund t’i bëni në shtëpi (sipas rregullave që ju treguam më sipër) ose me trajtime mjekësore.

Ja disa mënyra që mund të ju ndihmojnë të hiqni gurët në bajame:

Gargara me ujë me kripë: ushtron presion në bajame dhe mund të heqë gurët e vegjël të tyre.

Heqja e gurëve: heqja e gurëve me furçë dhëmbësh ose me mjete të tjera rrethanore nuk është e këshillueshme, pasi bajamet janë shumë delikate dhe mund ti dëmtoni. Ju mund t’i hiqni vetëm tek mjeku.

Kriptoliza e bajameve me lazer: kjo procedurë bëhet vetëm tek mjeku duke përdorur anestezi lokale. Koha e shërimit është shumë e shpejtë.

Tonsillektomia: është heqja kirurgjikale e bajameve. Kjo proçedurë bëhet duke përdorur bisturi, lazer ose paisje kobulimi.

Antibiotikët: mund të përdoren për të zvogëluar infeksionin dhe inflamacionin në bajame. Por nëse përdoren në mënyrë të vazhdueshme antibiotikët shkaktojnë efekte anësore.

Ndërlikimet e gurëve në bajame

Ndërlikimet e gurëve në bajame janë të rralla, por një nga ndërlikimet më të rënda të gurëve në bajame është infeksioni i rëndë i quajtur absces.

Gurët e mëdhenj të bajameve mund të dëmtojnë dhe të prishin indet normale të bajameve. Në këto raste nevojitet ndërhyrje kirurgjikale

Burmi: Health Line

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here