Gurët në veshka, kujdes nga pijet e gazuara

Për të evituar gurët e veshkave, këshilla klasike është pirja e shumë lëngjeve. Por duhet pasur kujdes, sepse po aq e rëndësishme është edhe çfarë pini. Sepse, të paktën bazuar në revistën e Shoqërisë Amerikane të Nefrologjisë rezulton se pirja e lëngjeve të gazuara dhe të ëmbla, madje edhe disa pijeve me bazë frutash, do ta përkeqësojë situatën, të paktën kur flitet për gurët në veshka.

veshkatPietro Manuel Ferrero, nefrolog (doktor veshkash) pranë qendrës amerikane ka drejtuar një studim që ka përfshirë rreth 200 mijë persona, duke mbledhur të dhëna mbi shëndetin e tyre dhe mbi zakonet e të ushqyerit për një periudhë prej tetë vitesh. Nga studimi rezultoi se pirja e një apo më shumë pijesh të gazuara apo të ëmbla gjatë ditës do të rriste me 23% mundësinë e formimit të gurëve në veshka krahasuar me ata që pinin thjesht një pije në javë. “Jo gjithçka që pini ka të njëjtin efekt, – saktëson Ferrera, – dhe megjithëse nuk jemi ende në gjendje të japim një shpjegim shkencor për të dhënat e mbledhura, kërkimi ynë mund të jetë i dobishëm për mjekët në mënyrë që të përpunojnë strategji për parandalimin e gurëve në veshka”.

Sipas të dhënave duket se pijet e gazuara dhe disa lloje pijesh me bazë frutash favorizojnë krijimin e gurëve në veshka. Megjithatë, nga të dhënat e mbledhura rezulton se lëngje të tjera kanë efekt të kundërt. Kafja në veçanti, çaji dhe lëngu i portokallit duket se e largojnë rrezikun e gurëve në veshka.

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim