Hani mëngjes që të mos vuani nga diabeti dhe obeziteti

mengjes 2

Studimet e fundit kanë treguar se rreziku i obezitetit dhe i diabetit mund të rritet tek të rinjtë gjatë adoleshencës nëse ata nuk hanë mëngjes.

Problemet e tensionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit kanë gjasa të shfaqen tek ata të rinj që nuk hanë mëngjes, sipas studiuesve të cilët intervistuan një grup njerëzish që treguan se 27 vite më parë hanin pak ose asgjë në mëngjes.

Ata iu nënshtruan një testi, i cili tregoi se 68 për qind e tyre kishte gjasa të ishin mbartës të sindromit metabolik ndryshe nga ata që e hanin vaktin e mëngjesit. Kushtet shëndetësore të tyre përfshinin probleme me obezitetin dhe diabetin. Ata gjithashtu vuanin nga yndyrnat në gjak që shkaktojnë probleme me kolesterolin.

Maria Wennberg, nga Universiteti Umea, në Suedinë Lindore, tha për revistën “Public Health Nutrition” se “nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar lidhjen midis një mëngjesi të dobët dhe sindromit metabolik. Por në bazë të rezultateve tona, ne jemi kundër një mëngjesi të varfër, i cili mund të shfaqë një efekt negativ në rregullimin e sheqerit në gjak”.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore