Hapat që shmangin kancerin kolorektal!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

kanceri i zoresKanceri i zorrës së trashë apo kanceri kolorektal – është kanceri i katërt më i zakonshëm në SHBA dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, ndërgjegjësimi luan një rol të madh në parandalimin e kancerit duke ulur rrezikun në mënyrë të konsiderueshme.

Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, dhe kanceri kolorektal është padyshim një prej tyre. Nëse bëni jetesë të shëndetshme dhe lëvizje të mjaftueshme, rreziku mund të reduktohet nga 40-50%, siç është përshkruar nga një studimi të publikuar në The Journal of Nutrition në vitin 2012.

Përfshirja e aktiviteteve fizike në jetën tuaj të përditshme është edhe një nga 70 zakonet më të fuqishme për parandalimin e këtij lloj kanceri.

Pirja e duhanit është ndoshta një nga faktorët më të njohur të rrezikshëm për lloje të ndryshme të kancerit. Është e lidhur jo vetëm me kancerin e mushkërive, por edhe me kancerin e zorrës së trashë, stomakut dhe ezofagut.

Kanceri kolorektal është i lidhur me pirjen e tepruar të alkoolit, por gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se alkooli i tepruar është gjithashtu një nga 5 zakonet e zakonshme që të dëmtojë mëlçinë. Në mënyrë ideale, mund të konsumoni një pije alkoolike në ditë.

Mishi i kuq bëhet veçanërisht problematik kur ekspozohet ndaj temperaturave shumë të larta, për shembull, kur piqet në skarë apo skuqet. Më mirë mund ta konsumoni të zierë dhe sa më rrallë të jetë e mundur.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025