Hapen dy shtëpi të shëndetit mendor

Shtrimi në spital apo mbushja e recetave me medikamente nuk është gjithmonë rruga e duhur për trajtimin e pacientëve që kanë problem me shëndetin mendor. Mungesa e shërbimeve të specializuara, si dhe mosmenaxhimi si duhet i këtyre rasteve ka çuar drejt një rritjeje të frikshme të numrit të pacientëve që manifestojnë probleme të rënda të shëndetit mendor.

beqja 1

Ministri Ilir Beqaj

Shqetësime të cilat shoqërohen jo në pak raste kanë mbartur pasoja fatale për jetën e tyre. Duke marrë shkas nga domosdoshmëria e përmirësimit të shërbimeve që duhet të ekzistojnë për këtë kategori pacientësh, është menduar që të zbatohet një model i ri trajtimi, që konceptohet ndryshe si kurimi në një “shtëpi familje”.

Për këtë autoritetet e shëndetësisë kanë konfirmuar hapjen e dy qendrave të reja komunitare pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku do të trajtohen të gjithë këta pacient, duke shmangur kështu edhe shtrimet e mundimshme në spitale. Dy shtëpi të tilla sapo janë ndërtuar në Tiranw, ndërsa 6 të tilla në Elbasan fuksionojnë.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se ngritja dhe funksionimi i shtëpive të tilla është në përputhje të plotë me qëllimin kryesor të reformës në fushën e shëndetit mendor: “Dëshiroj të përfitoj nga rasti të falenderoj dhe kolegët e mi ministra që e kanë mbështetur realizimin e kësaj nisme për ngritjen dhe funksionimin e dy qendrave sipas modelit të shtëpive pranë territorit të QSUT-së për pranimin dhe riaftësimin e njerëzve me probleme mendore, e cila do të përfshihet në sistemin shëndetësor kombëtar shqiptar.

“Këto shtëpi janë tipologji e re shërbimi, të tipit shërbime rezidenciale, me funksion kryesor rehabilitimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor”, tha ai.

Ministri Veliaj tha nga ana e tij se shërbimet sociale për këta të prekur duhet të jenë të integruara. Ndërsa amabsadori Italian Masimo Gaiani i përshëndeti nisma të tilla.

Në Shqipëri ka studime të pjesshme për të prekurit nga çrregullimet mendore, por mundojnë të dhënat zyrtare. Kontrolli i popullatës që pritet të bëhet këtë viti do të sjellë edhe të dhënat në nivel kombëtar të të prekurve.

Postime të ngjashme

Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi