Hapet në QSUT njësia e re e shërbimit Neurovaskular

Në QSUT është hapur njësia e re e shërbimit Neurovaskular, ku do të bëhet aplikimi i procedurës së trombolizës intravenoze për sëmundjet ishemike të trurit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Beqaj pa nga afër investimet më të reja në këtë pavion.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky shërbim ka në përbërjen e tij një personel të specializuar prej 8 mjekësh neurologë dhe neuroreanimatorë dhe 31 infermierë të specializuar. Ai ka një kapacitet prej 29 shtretërish dhe gjatë vitit 2016 ka trajtuar 1180 pacientë me probleme neurologjike akute.

Shërbimi Neurovaskular organizon punën e tij së bashku me Shërbimin e Urgjencës, e cila pret dhe identifikon pacientët, përcakton problematikën vaskulare cerebrale për shqetësimin që paraqitet duke ja përcjellë në kohë reale mjekëve në këtë shërbim, procedurë kjo, e kryer për herë të parë në Shqipëri.

Mjekja neurologe, Mira Rakacolli shpjegon se me procedurën që mund të kryhet tani, pacienti rehabilitohet brenda një kohe të shkurtër.

“Është një shërbim i ri për të parën herë që hapet në qendrën spitalore universitare. Nëqoftëse një i sëmurë paraqitet në orët e para në një paralizë që ka ardhur si rezultat i bllokimit të gjakut, në sajë të një medikamenti që vetëm tani u bë e mundur të blihet, – sepse ky është një medikament që kushtonte shtrenjtë, -brenda një ore atij i zhduket paraliza. Një pacient që vjen në gjendje kome dhe që nëse s’do ta bënte këtë, – edhe sikur të shpëtonte jetën, do mbetej i paralizuar, – për një orë çohet”, thotë mjekja Mira Rakacolli./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç