Hapet shkolla e drejtorëve të spitaleve

Drejtuesit e spitaleve publike në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen një kursi intensiv për menaxhim spitalor.

Shkolla e drejtorëve nis sot dhe do të vijojë për 5 javë me radhë gjatë fundjavave, ku drejtuesit e spitaleve do të trajnohen për t’u bërë menaxherë më të aftë për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore.

Lektorë të njohur dhe profesionistë të fushës vendas dhe të huaj do të drejtojnë këto kurse intensive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kursi do të nisë që nga konceptet bazë të menaxhimit “shkolla e drejtorëve”, për të vijuar me menaxhimin e burimeve njerëzore, që nga punësimi por edhe motivimi i duhur i stafit. Një komponent i rëndësishëm do të jetë edhe ai i komunikimit publik dhe menaxhimi i krizave.

Shkolla e drejtorëve është realizuar me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni