Harresa nuk njeh moshë, varet nga gjenet

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Mesatarisht çdo ditë humbasim rreth 9 objekte. Çelësat, celularët, syzet, çanta, çadra, karta e kreditit, dokumentet, portofoli janë nga gjërat që humbasin më shpesh. Por në kundërshtim me atë që mund të mendohet nga të gjithë, mosha nuk ka lidhje fare, pasi edhe të rinjtë nuk mbajnë mend ku i lënë. Në fakt, gjëja që ka rëndësi janë genet dhe gjakftohtësia sepse të jesh i hutuar është diçka e trashëgueshme dhe bëhet edhe më keq nëse jeni impulsiv. Studimi është kryer nga Universiteti i Bonit në Gjermani, i publikuar në “Neuroscience Letters”.

harresaNë studim morën pjesë rreth 500 vetë të moshës 25 vjeç, burra dhe gra, të cilët u ekzaminuan në bazë të disa pyetësorëve dhe analizave molekulare e gjenetike të pështymës. Sipas studimit, ekziston një “ndjeshmëri” që varet nga variantet e receptorëve të dopaminës, të lidhur me kontrollin dhe impulsivitetin, dhe 75% e të hutuarve përmbajnë këtë variant, siç shpjeguan studiuesit. Në studim thuhen edhe disa strategji se si të veprohet për të mos humbur objektet, të sugjeruara nga Mark MekDaniel, shkencëtar në Universitetin e Uashingtonit. Kështu që është mirë që objektet të vihen gjithnjë në të njëjtat vende të posaçme në mënyrë që të jenë të lidhura me veprimin përkatës: syzet optike të vihen aty ku lexoni, karikuesi i celularit në vendin e tij, çelësat pranë derës, portofoli në sirtar. Nga ana tjetër, duhet të shoqërohet objekti me imazhe. Nëse për shembull duhet të shkoni të blini pulën, duhet menduar dyqani i mishit. Kështu që kur je në markatë, do të kujtohesh ta vësh në shportë. Gjithashtu, mos u fiksoni shumë në momentin që jeni nervozë. Kujtoni herën e fundit që e keni përdorur një objekt dhe ai s’do të jetë larg nga ai vend.

Në fund, nëse vërtet s’e gjeni, është mirë të besoni në një të vërtetë fataliste pak të përdorur, por të rekomandur nga ekspertët: objekti do të shfaqet prapë vetë!

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë