Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Të gjithë dëshirojnë një lëkurë që të jetë gjithmonë e freskët dhe e lëmuar. Dermatologët këshillojnë përdorimin e xhelatinës si një element mjaft të dobishëm për tërheqjen e lëkurës dhe eleminimin e rrudhave. Xhelatina nxit qarkullimin e gjakut dhe ushqen lëkurën me kolagjen. Ja një recetë që do t’ju ndihmojë në rigjenerimin e lëkurës:
Përbërësit: 2 lugë ujë, 1 lugë çaji xhelatinë, 2 lugë çaji banane pure.
Përgatitja: përzieni ujin me xhelatinën dhe lërini të qëndrojnë 10 minuta derisa masa të bymehet. Më pas shtoni purenë e bananes dhe përziejni masën mirë.
Aplikimi: aplikojeni maskën e krijuar në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen e lëkurës, duke shmangur zonën rreth syve. Lërini muskujt e fytyrës të relaksohen për 20 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të vakët. Kjo maskë mund të përdoret 2-3 herë në javë. Në pak javë ju do të vini re rezultate mjaft efikase e të dukshme./ Burimi: steptohelath


