Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Shafrani i Indisë, vaji i kokosit dhe qumështi i bajameve janë ndër ushqimet më të përfolura të momentit për dobitë e tyre shëndetësore. Po sikur këto ushqime t’i bashkojmë së bashku në një super pije?
Ju njohim me qumështin e artë, ose qumështin e mbushur me Shafran Indie, vaj kokosi dhe erëza të ndryshme, si piper i zi, xhenxhefil dhe kanellë. Kjo pije është përdorur për shekuj me radhë nga praktikues të mjekësisë tradicionale kineze dhe hindu për të pakësuar inflamacionin, rritur imunitetin dhe përmirësuar tretjen.
Dobitë e saj nuk përfundojnë këtu. Kjo pije, përveç se është e shijshme, kremoze, por ndihmon edhe për t’u dobësuar.
Ja si mund ta përgatisni:
- Përzieni shafranin me një erëz sipas dëshirës (kanellë, piper të zi, xhenxhefil etj). Shtoni ujë të nxehtë derisa të krijohet një masë në formë paste.
- Shtoni vaj kokosi për ta bërë më të trashë përzierjen.
- Hidheni atë në një kavanoz dhe vendoseni në frigorifer.
- Pasi të ftohet, pastës shtojini qumështin e bajameve (ose një qumësht tjetër) dhe çdo gjë është gati.
Pijen mund ta ruani në frigorifer për 3 javë, dhe mund ta pini siç është, ose ta shtoni tek aji ose qumështi i zakonshëm.
Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/


