Harrojini karotat! Rrushi është i mirë për sytë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kur kemi qenë fëmijë, prindërit na këshillonin gjithmonë që të konsumonim karota, pasi janë të mirë për shikimin. Tani, një studim i ri ka zbuluar se rrushi gjithashtu është shumë i mirë për sytë, dhe mund të ulë rrezikun e verbimit me kalimin e moshës. Rrushi është i pasur me antioksidues, që mbrojnë qelizat e shëndetshme nga ADN-ja e dëmtuar.rrush i zi

Ky frut i mbron sytë nga një proces kimik i njohur si stresi oksidativë, i cili lëshon molekula të dëmshme, të quajtura radikale të lira, në retinë.

Retina është cipa më e brendshme e kokërdhokut të syrit, që është e ndjeshme ndaj dritës dhe që ia përçon ndijimin nervit pamor. Nëse dëmtohet kjo pjesë e syrit, atëherë njeriu nuk shikon. Sipas profesoreshës Abigail Hackam, nga Universiteti i Majamit, në këtë studim ata arritën të vërtetojnë se rrushi mbron funksionet dhe strukturën retinës duke shkatërruar molekulat e dëmshme.

Rrushi është i pasur me vlera të ndryshme ushqyese, si vitaminat C dhe K, beta-karotene, të cilat largojnë radikalet e lira nga trupi. NJë studim i mëparshëm i kryer nga Universiteti Glasgow zbuloi se konsumimi i lëngut të rrushit të zi mund të ulë gjithashtu rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe alcajmeri.

Një tjetër studim, i kryer nga shkencëtarët amerikanë, zbuloi se rrushi ndihmon gjithashtu për të rënë në peshë. Ai përmban një substancë të quajtur “resveratrol”, e cila djeg kaloritë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj