Harta e shëndetit në Evropë, Shqipëria renditet tek “humbësit”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

harte_Evrope

Nga të gjitha shtetet në Evropë, Shqipëria është ajo që shpenzon më pak për sektorin e shëndetësisë. Në këtë përfundim ka arritur uebsajti Treated.com, një shërbim në internet për kujdesin shëndetësor, i cili ka llogaritur një sërë masash për secilin shtet në Evropë, dhe me anë të një sistemi ka arritur të përcaktojë se cilat shtete janë më të shëndetshme se të tjerat.

Sipas këtij uebsajti, Shqipëria është vendi që shpenzon më pak në sektorin e shëndetësisë. Ai e liston vendin tonë tek “humbësit” sa i përket shpenzimeve për  sektorin e shëndetësisë dhe për numrin e mjekëve.

te dhena2

Shqipëria shpenzon vetëm 539 dollarë për shëndetin e çdo individi. Vendi jonë renditet gjithashtu i dyti në Evropë si shteti më i pashëndetshëm, pas Turqisë.

Për të përcaktuar se cili shtet është më i shëndetshëm, uebsajti Treated.com është përqendruar tek disa çështje shëndetësore, si: shpenzimi për shëndetin e një individi, numrin e shtretërve nëpër spitale, jetëgjatësia e popullsisë, numri i mjekëve, numri i përdoruesve të alkoolit dhe duhanit, numri i njerëzve obezë dhe mbipeshë etj.

te dhena1

Sa i përket numrit të përdoruesve të alkoolit dhe duhanit, Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të vogël, ku vetëm 6.6% e popullsisë e konsumojnë alkoolin, ndërsa 29.1% e pinë duhanin.

Të dhënat janë mbledhur nga një sërë burimesh, si Organizata Botërore e Shëndetit, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, nga portali Indexmundi etj.

te dhena

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit