Hartohet projektligji i ri për të reduktuar ndotjen e ajrit

Parlamenti Evropian në Bruksel ka mbështetur së fundi një projektligj të ri për të eliminuar toksinat në ajër në mënyrë që të përgjysmohet numri i vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja.

Aktivistët e Mjedisit thanë se planet janë tepër konservative dhe kufijtë e propozuar mbi emetimet e ndotjes në ajër  janë tashmë mbi nivelet e sigurta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndotja e ajritZbatimi pritet të jetë një sfidë ku do të përfshihen 28 vende anëtare të BE-së, të cilat janë tashmë në shkelje të ligjit ekzistues mbi ndotjen e ajrit, ndërkohë që skandali i “Volkswagen”-it ka tërhequr vëmendjen e publikut për emetimet e oksideve të azotit (NOx) të cilat i tejkalojnë nivelet zyrtare.

Ligji i ri, i cili ende ka nevojë për miratimin e shteteve anëtare, vendos kufizime kombëtare për ndotësit e mëdhenj të ajrit, duke përfshirë pluhurin dhe oksidin e azotit deri në vitin 2030.

Pas kundërshtimit nga lobimet bujqësore, seanca plenare e Parlamentit Evropian në Strasburg votoi për të përfshirë amoniakun dhe metanin, por përjashtoi metanin enterik  të emetuar nga kafshët ripërtypëse.

Të dhënat e Komisionit Evropian tregojnë më shumë se 400.000 vdekje të parakohshme në vit në Bashkimin Evropian, të cilat janë të lidhura me ndotjen e ajrit, që shkakton sëmundje të frymëmarrjes dhe disa forma të kancerit. Numri do të përgjysmohet nëse projektligji hyn në fuqi, thotë Komisioni.

Komisioneri i Mjedisit në BE,  Karmenu Vella, e cilësoi këtë nismë si “një hap pozitiv drejt një marrëveshjeje mbi rregullat e reja ambicioze realiste të BE-së.”

Aktivistët e Mjedisit thanë se anëtarët e Parlamentit Evropian kanë  humbur mundësinë për të shpëtuar më shumë jetë dhe për të reduktuar shpenzimet për shoqërinë.

“Me skandalin “Volkswagen”, i cili është ende i  freskët në mendjet e tyre, deputetët patën një mundësi të madhe për të ndërmarrë veprime mbi pastrimin e ajrit të Evropës”, tha Louise Duprez, zyrtar i lartë i politikave për ndotjen e ajrit në Byronë Evropiane të Mjedisit.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë