Helmi i bletës, gjarprit dhe akrepit mund të shërojnë kancerin

Një shkencëtar në Universitetin e Ilinoisit, Dipanjan Pan, dhe ekipi i tij thonë se kanë gjetur një mënyrë për të ndaluar rritjen e qelizave kanceroze. Puna është në një fazë shumë të hershme por ka treguar sukses në ndalimin e kancerit të gjirit dhe rritjen e qelizave të melanomës në testet laboratorike.

gjarperDr.Pan, përdor nanoteknologji për të sintetizuar një element të ngjashëm me helmin e bletës, gjarpërinjve dhe akrepave. Në shek XIV para Krishtit, shkrimtari grek Plini Plaku përshkroi përdorimin e helmit të bletës si një kurë për tullacllëkun.

Mjekësia alternative kineze ka përdorur helm bretkose për të luftuar kancerin e mëlçisë, mushkërive, zorrës së trashë dhe pankreasit. Mjekët alternativë në Kubë kanë përdorur helmin e gjarprit për të luftuar tumorin e trurit.

Problem kryesor i injektimit të këtyre helmeve është se mund të kenë efekte anësore shumë negative. Helmi i injektuar mund të shkatërrojë jo vetëm qelizat e kanceroze, por edhe ato të shëndetshme. Por dr.Pan, po përpiqet të zhvillojë një teknikë për të sintetizuar qelizat e shëndetshme dhe helmi të tërheqë vetëm qelizat kanceroze. Ndryshe nga kimioterapia kjo teknikë do të ndikojë vetëm mbi qelizat kanceroze. Hulumtimi i dr.Pan ka treguar se toksina që gjendet në helm mund të luftojë qelizat kanceroze. Kjo teknikë do të aplikohet fillimisht tek minjtë dhe derrat. Nëse rezulton i suksesshëm, do të përdoret edhe tek njerëzit./ CNN

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet