Tiranë, helmohen mbi 20 vetë pasi hëngrën në restorant në ish-Bllok. 10 në gjendje të rëndë

Denisa Canameti

“Më shumë se 20 persona janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Vetëm 10 prej tyre, që janë  në gjendje më të rëndë, janë shtuar në spitalin infektiv në QSUT.  helmimPjesa tjetër pasi ka marrë trajtim në urgjencë, është përcjellë për në shtëpi”. Kështu u shpreh për gazetën “Shëndet+” mjeku infeksionist Arjan Harxhi.

I pyetur për gjendjen e pacientëve të shtruar në pavion, mjeku thotë se pavarësisht se janë paraqitur me simptoma të rënda të helmimit, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Inspektorati Shtetëror Sanitar ka bërë bllokimin e menjëhershëm të lokalit në zonën e ish-bllokut deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave.

Ndërkohë që burime nga Instituti i Shëndetit Publik janë shprehur për mediat se nga analizat paraprake rezulton se pacientët janë helmuar nga kontaminimi i ushqimit me salmonelë.

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara