Helmimi masiv i nxënësve, reagon policia: Ja çfarë ka ndodhur

Pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme në qytetin e Pukës, ku rreth 40 nxënës janë shtruar në spital pasi janë helmuar, ka reaguar Policia e Shtetit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, policia bën me dije se janë dezinfektuar ambientet e shkollës, dje me datë 03.10.2017 në orën 14:00 nga Shërbimi i Shëndetit Publik me klor në kuadër të dezinfektimit të Shkollave.

“Sot me datë 04.10.2017, pasi kanë filluar procesin mësimor kanë shfaqur probleme shëndetësore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Qendrat Shëndetësore më të afërta.

Momentalisht bëhet me dije se janë 10 nxënës, nga të cilët kanë shkuar në Qendrën Shëndetësore në Rrëshen 3 fëmijë, në Qendrën Shëndetësore në Pukë 3 fëmijë, dhe në Qendrën Shëndetësore në Gjegjan 4 fëmijë, ku nuk paraqesin probleme për jetën

Nga ana Policisë po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Burimi: Balkan Web / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit