Helmohen 19 nxënës, përfundojnë me urgjencë në spitalin e Shkodrës

Nëntëmbëdhjetë nxënës të një shkolle në Postribë të Shkodrës janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Sipas mjekëve, nxënësit janë paraqitur me simptoma marrje mendsh dhe të vjella.

AKU dhe ISHSH-ja po hetojnë  për zbardhjen e shkaqeve .

Nga ana tjetër prindërit dyshojnë se fëmijët e tyre janë helmuar nga ushqimi dhe uji i një “fast food-i”, i cili ndodhet shumë pranë ambienteve të shkollës. Bluzat e bardha theksojnë se 15 nxënës pasi kanë marrë mjekim janë larguar menjëherë drejt shtëpive, ndërsa katër prej tyre vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e mjekëve.

Burimi: BalkanWeb

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik