Helmohen 20 fëmijë polakë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë. Rreth 20 fëmijë polakë janë paraqitur me simptoma helmimi në spitalin rajonal të këtij qyteti. Ata kishin udhëtuar nga Shëngjini me autobus dhe më pas gjatë ditës duke bërë guidën turistike Karaburun – Sazan.

Këta fëmijë të moshës 14-15 vjeç u paraqitën në spital të gjithë me të njëjtat simptoma, si të vjella, dhimbje barku dhe këputje. Mes të sëmurëve ka edhe fëmijë të mitur. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën. Për momentin është e paqartës e ku janë helmuar dhe cili është shkaku i helmimit.

“Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën. Kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale, por situata është nën kontroll. Po kryhet një hetim epidemiologjik për shkaqet. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna” – drejtoresha e spitalit të Vlorës, Bruna Mersini.

Mediat raportojnë se dyshimet janë ushqimi i konsumuar në Karaburun, ushqimi i marrë në anije ose nga ushqimi që këta turistë kanë marrë me vete të paketuar nga hoteli. Në spitalin e Vlorës ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve