Helmohen dasmorët në Elbasan, 3 në gjendje të rëndë

31 personat që u helmuan në një dasmë në Elbasan janë në gjendje mjekësore të mirë, me përjashtim të tre rasteve, që janë dërguar për mjekim më të specializuar në repartin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Sipas nëndrejtorit të spitalit të Elbasanit, Luan Rapi, 8 persona, mes të cilëve edhe katër fëmijë pas mjekimit ambulator janë larguar për në banesë.

Sipas Rapit, fluksi ka qenë deri në orën 1 pas mesnate, ndësra sqaron se një pjesë e pacientëve mund të lënë ambientet spitalore, ndërsa shton se analizat për të përcaktuar shkakun vonojnë dy deri në tre ditë, pasi ato kryhen vetëm në Tiranë.

Ende nuk dihet shkaku nga se ka ardhur helmimi, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet