Kryefaqja Box 5 Hemangiomat tek bebet: Cfarë janë? Pse shkaktohen? Cilat janë simptomat dhe rreziqet?

Hemangiomat tek bebet: Cfarë janë? Pse shkaktohen? Cilat janë simptomat dhe rreziqet?

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Hemangioma është një shenjë e kuqe e ndezur që shfaqet në lindje ose në javën e parë ose të dytë të jetës. Duket si gungë e kuqe dhe përbëhet nga enë gjaku shtesë në lëkurë.

Hemangiomat mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit, por më së shumti shfaqen në fytyrë, kokë, gjoks dhe shpinë. Trajtimi për hemangiomat e foshnjës (hemangioma infantile) zakonisht nuk është i nevojshëm pasi zbehet me kalimin e kohës. Zakonisht fëmijëve ju zhduken hemangiomat deri në moshën 10 vjeç.

Simptomat

Hemangioma mund të jetë që pranishme që në lindje, por më shpesh shfaqet gjatë muajve të parë të jetës. Fillon si një shenjë e kuqe e sheshtë në trup dhe më pas bëhet në formën e një gunge. Fëmijët mund të kenë një ose disa hemangioma në trup. Hemangioma fillon të rritet deri sa formon pamjen e një gunge të kuqe me enë gjaku në lëkurë, më pas ka periudhën e pushimit dhe më pas mund të zhduket ngadalë.

Shumë hemangioma zhduken deri në moshën 5 vjeç dhe shumica zhduken deri në moshën 10 vjeç.

Kur duhet të vizitoni mjekun?

Pediatri do të monitorojë hemangiomën gjatë kontrolleve rutinë. Duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun nëse hemangioma fillon të rrjedhë gjak, nëse formon një plagë ose duket si e infektuar.

Kërkoni kujdes mjekësor nëse hemangioma ndërhyn në shikim, frymëmarrje, dëgjim ose probleme të tjera shëndetësore.

Shkaqet e shfaqjes së hemangiomave

Hemangiomat përbëhen nga enë shtesë të gjakut që grupohen sëbashku dhe formojnë një tufë të dendur. Nuk dihet akoma shkaku kryesor që ndikon në grumbullimin e këtyre enëve të gjakut.

Faktorët e rrezikut

Hemangiomat ndodhin më shpesh tek foshnjet që janë femra, janë të bardha dhe kanë lindur para kohe.

Komplikimet e hemangiomave:

Herë pas here, hemangiomat mund të “çahen” dhe zhvillojnë plagë. Kjo çon në dhimbje, gjakderdhje, plagë dhe infeksion. Në varësi të vendit ku ndodhet hemngioma, ajo mund të ndikojë në shikimin, dëgjimin, frymëmarrjen deri në vdekjen e fëmijës (mgjs ndodh në shumë pak raste).

Burimi: MAJO CLINIC

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here