Hematologjia, vatër e re e COVID-19, infektohen 7 personel mjekësor

Një tjetër vatër e re me koronavirus është zbuluar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Gazetari Erjon Skëndaj, referuar burimeve, raporton për ‘News24’ se 7 personel mjekësor tek Hematologjia, në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, janë infektuar me koronavirus, ndërkohë që dje u tha se mes tyre dhe janë dy pacientë.

Në Shërbimin e Hematologjisë në QSUT trajtohen edhe pacientët me sëmundje të rënda gjaku.

Ndërkohë, sot që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar. Kujtojmë se brenda 24 orëve u zbuluan 36 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar në 1299 numrin në total të të prekurve.

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras