Hemorragjia nga zorra e trashë, a është serioze?

Shqetësimi im është ky: Përsa i përket sëmundjes së zorrës së trashë, mund të shqetësohem nëse një person ka hemorragji pasi konsumon alkool, zorret zorra e trashepërveç verës. Del jashtë shumë shpesh 4-5 herë në ditë nga pak, dhe jo një jashtëqitje normale. Mund të më përgjigjeni. Ju lutem!

Përgjigjet mjeku gastrohepatolog, Bardhyl Popa

Sigurisht që është për t’u shqetësuar deri sa të vërtetohet që nuk ka problem. Hemorragjia nuk është normale.

Mund të jetë acarim i hemoroideve që, sigurisht, acarohet nga alkooli, por nuk përjashtohet mundësia e një sëmundjeje inflamatore të zorrës, siç është koliti ulceroz apo pranisë së ndonjë polipi që mund të jetë beninj, por mund edhe të ketë filluar procesi i malinjizimit. Kështu që rekomandimi im është kryerja e kolonoskopisë (ekzaminimit të zorrës së trashë).

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?