Hepatiti B: infektimi, simptomat, parandalimi, shtatzënia, trajtimi

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Hepatiti B është një infeksion i mëlçisë. Ky infeksion shfaqet në dy faza, në fazën akute, ku infeksioni zgjat për vetëm 6 muaj dhe e lufton trupi, dhe faza kronike, ku infeksioni zgjat më shumë se 6 muaj dhe mbartet për gjithë jetën.

Analizat e përgjithsme të gjakut nuk tregojnë për ndonjë infeksion të mundshëm të hepatitit B. Ju duhet të bëni analizën specifike të tij HBsAg, i cili, nëse rezulton pozitiv, tregon se ju jeni të infektuar nga virusi i hepatitit B.

Mënyrat e marrjes së infeksionit:

  • Marrdhëniet seksuale të pambrojtura
  • Kontakti me gjakun e një të infektuari
  • Shkëmbimi i gjilpërave/shiringave
  • Transfuzioni i gjakut
  • Paisjet e pasterilizuara të dentistëve etj

Shpesh sëmundja nuk kapet në fazat e hershme të saj, por në fazën kronike, madje kur ajo ka filluar të dëmtojë mëlçinë dhe të japë simptomat e saj. Ajo çfarë e bën hepatitin B të rrezikshëm është fakti se ai nuk kapet në kohë dhe për pasojë nuk trajtohet, prandaj mund të çojë në dëmtim të mëlçisë, cerrozë, kancer etj.

hepatiti BSa i zakonshëm është hepatiti B?

Në vitin 1980 numri mesatar i të infektuarve ishte 200.000 në vit, ndërsa në vitin 2012 fatmirësisht ky numër u ul në 18.000 të infektuar në vit, por shifrat mbeten përsëri laramante. Njerëzit nga mosha 20 – 49 vjeç kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga virusi i hepatitit B, megjithëse nuk përjashtohen as grupmoshat e tjera.

Vetëm 5 – 10% e të rriturve dhe fëmijëve më të mëdhenj se 5 vjeç arrijnë në hepatit B kronik. Shifrat rriten tek fëmijët më të vegjël se 5 vjeç në 25 – 50%, ndërsa tek foshnjat e infektuara gjatë lindjes në 90%.

1.4 milionë njerëz në SHBA janë bartës të virusit të Hepatitit B.

Cilat janë simptomat e hepatitit B?

Zakonisht hepatiti B nuk shfaq simptoma, ky është edhe shkaku kryesor se pse ky virus nuk kapet në fazat e para të tij. Në rastet kur shfaq simptoma, ato janë:

  • Verdhëz, ngjyrosje e verdhë e të bardhës së syve, lëkurës etj
  • Urinë në ngjyrë të errët
  • Ethe
  • Lodhje e vazhdueshme për disa javë apo disa muaj
  • Probleme me stomakun
  • Të përziera, të vjella
  • Dhimbje barku

Rreth një e treta e njerëzve të infektuar me virusin e hepatitit B nuk kanë simptoma.

Si trajtohet?

Nëse jeni diagnostikuar me hepatit B, ju duhet të bëni kontroll të vazhdueshëm tek mjeku çdo 6 muaj, ose edhe më shumë nëse mjeku jua ka rekomanduar atë.

Nëse mendoni se keni qenë të ekspozuar ndaj virusit, shkoni tek mjeku brenda 2 javësh dhe merrni një vaksinë të hepatitit B imuno-globinë. Kjo vaksinë përmban proteina që nxisin sistemin imunitar për të luftuar infeksionin.

Mjeku mund t’ju rekomandojë të rrini regjim shtrati për disa kohë, si dhe duhet të eliminoni në mënyrë kategorike duhanin, alkoolin, ushqimet e skuqura etj.

Nëse mjeku ju identifikon si “mbartës inaktiv”, ju nuk do të keni nevojë për ilaçe, vetëm për kujdes të veçantë në dietën ushqimore.

Nëse hepatiti B është në fazën aktive të tij, ju duhet të kuroheni me një nga këto medikamente, në varësi të gjendjes suaj:

Interferon alfa (Intron A, Roferon A, Sylatron): ky ilaç nxit sistemin imunitar, por nuk e kuron sëmundjen. Ai trajton inflamacionin, lufton infeksionin dhe nxit sistemin imunitar.

Lamivudine (3TC, Epivir, Epivir A/F, Epivir HBV, Heptovir): është një medikament në formë të lëngshme apo tablete dhe duhet ta merrni 1 herë në ditë. Shumica e njerëzve nuk hasin probleme pas përdorimit të këtij medikamenti, por nëse përdoret për një kohë të gjatë, trupi fiton imunitet ndaj tij dhe nuk reagon më kundër infeksionit.

Adefovir dipivoxil (Hepsera): ky medikament, që është në formën e tabletave, rekomandohet për njerëzit që nuk reagojnë pozitivisht ndaj lamivudinës. Dozat e larta të këtij medikamenti mund të shkaktojnë probleme në veshka.

Entecavir (Barackude): ky është një nga medikamentet më të reja për hepatitin B. Gjendet në formë të lëngshme ose tablete.

Tenofovir (Viread): është në formë pluhuri apo tablete. Nëse merrni këtë medikament, duhet të konsultoheni shpesh me mjekun, në mënyrë që mos t’ju dëmtojë veshkat.

Hepatiti B dhe shtatzënia

Nëse jeni të infektuar me hepatit B, nëna mund t’ja kalojë virusin fëmijës gjatë lindjes, dhe në shumë pak gjasa ndodh që t’ja kalojë gjatë shtatzanisë.

Nëse fëmija infektohet me virusin dhe nuk trajtohet në kohë, ai do të ketë probleme afatgjate me mëlçinë. Të gjithë fëmijët e sapolindur nga nënat e infektuara duhet të marrin vaksinën imuno-globinë të hepatitit B në momentet e para të jetës (12 orët e para).

Si mund të parandalohet hepatiti B?

  • Vaksinohuni
  • Përdorni masa mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Vishni dorashka nëse jeni në kontakt me gjakun e të tjerëve
  • Mos përdorni makina rroje, brisqe, makina depilatore, furçë dhëmbësh të të tjerëve
  • Mos ndani çamçakëzin me të tjerët
  • Kujdes nga qendrat që bëjnë tatuazhe, pirsing
  • Kujdes nga dentistët, sigurohuni që të përdorin gjithmonë gjilpëra të reja dhe mjete të sterilizuara

Kur duhet marrë vaksina e hepatitit B?

  • Kur keni një anëtar të familjes të infektuar me virusin
  • Kur keni kryer marrëdhenie seksuale me më shumë se 1 person
  • Kur jeni punonjës shëndetësor
  • Kur punoni në qendra të tilla si spitale, klinika dentare, burg etj

A ka një kurë për hepatitin B?

Jo, akoma nuk ka një kurë që shëron hepatitin B, por ka medikamente që mundësojnë mos dështimin e mëlçisë.

Burimi: Web medicine

 

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës