Patologjia e diskut cervikal (të qafës) është një nga problemet më të shpeshta të njerëzve. Për këtë çështje gazeta “Shëndet+” iu drejtua neurokirurgut turk Kenan Coskun nga “Medivia Clinic”, një klinikë e sapo hapur në zemër të Tiranës, në zonën e ish-Bllokut. Edhe pse është projektuar si një qendër diagnostike, çdo javë në klinikë vijnë mjekë nga Stambolli për të kryer vizita dhe për t’u ofruar pacientëve të tyre mundësitë më të mira të trajtimit, ku përfshihen edhe problemet e hernies.
Çfarë është sëmundja e diskut cervikal dhe si diagnostikohet?
Shkaku më i zakontë i dhimbjes së qafës, shpatullës apo krahut është hernia apo çarja e diskut cervikal. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje të qafës ose ndërmjet shpatullave, dhimbje që shkon poshtë në krah, në dorë dhe deri tek gishtat, mpirja apo ndjesia e shpimit me gjilpëra në shpatull dhe krah. Disa pozicione apo lëvizje të qafës mund ta rrisin intensitetin e dhimbjes.
Shenjat e çarjes së diskut cervikal shpesh ngjasojnë me çrregullime të tjera, si: sindroma e tunelit karpal, probleme të zinxhirit rotator dhe gutën. Në disa pacientë, hernia e diskut cervikal mund të shkaktojë shtypjen e palcës së kurrizit në pikën ku ka ndodhur çarja e diskut. Në këto raste, gjendja është shumë më serioze dhe mund të kërkojë plan trajtimi shumë më agresiv.
Simptomat e shtypjes së palcës kurrizore përfshijnë: vështirësi në lëvizjet fine motorike të dorës dhe krahut, mpirje apo ndjesia e shpimit me gjilpëra.
Faktorët riskues për hernien diskale të qafës
Janë të shumtë faktorët që rrisin riskun për hernie të diskut:
- Zgjedhja e stilit të jetesës, siç është përdorimi i duhanit, mungesa e ushtrimeve të përhershme apo mosushqimi në mënyrën e duhur çojnë në shëndet të dobët të disqeve.
- Me plakjen e trupit, ndryshimet biokimike natyrale shkaktojnë tharjen graduale të diskut intervertebral, duke prekur fortësinë dhe elasticitetin e diskut.
- Mospozicionim i saktë i trupit i kombinuar me lëvizje jo korrekte mund të shkaktojë rritje të stresit në kolonën cervikale.
Kombinimi i këtyre faktorëve me efektet e përditshme, siç janë: e veshura, dëmtimet, ngritjet jokorrekte apo ndryshimet e pozicioneve në mënyrë të menjëhershme, është më e lehtë për të kuptuar pse ndodh hernia e diskut. Hernia e diskut mund të zhvillohet në mënyrë të menjëhershme ose gradualisht për javë apo muaj.
Stadet e hernies diskale
Katër stadet e hernies të diskut cervikal janë:
- Degjenerim i diskut
Ndryshimet kimike të lidhura me moshën shkaktojnë dëmtimin e diskut intervertebral, por pa hernie. Kjo është pjesë e procesit të plakjes për të cilën folëm më lart dhe shkakton tharjen e diskut e bën më pak të absorbueshëm nga goditjet apo lëvizjet, gjithashtu mund të bëhet edhe më i hollë në këtë fazë.
- Prolaps
Kur forma apo pozicioni i disqeve ndryshon me disa zhvendosje të vogla nga pozicioni i tyre normal në kanalin spinal ose nervat spinale. Ky stad është quajtur edhe disk i fryrë ose disk i protozuar.
- Ekstruksion (dalja jashtë e nukleus pulpoz)
Dalja jashtë e xhelit si nukleus pulpoz, pjesa e brendshme e diskut intervertebral (annulus fibrosus) del nga muri i çarë, por mbetet në disk.
- Sequestration or Sequestered Disc
Nukleus pulpoz hyn në annulus fibrosus dhe mund të lëvizë jashtë diskut intervertebral, brenda kanalit spinal.
Diagnoza në hernien diskale cervikale. Si kryhet?
Çuditërisht jo çdo hernie e diskut shkakton simptoma. Disa njerëz e zbulojnë që kanë një fryrje të diskut apo hernie pasi kryejnë grafi për një arsye tjetër. Përgjithësisht simptomat e detyrojnë pacientin të kërkojë kujdes mjekësor.
Vizita me një mjek zakonisht përfshin:
- Ekzaminimin fizik dhe atë neurologjik
- Vështrim mbi historinë mjekësore, vlerësimin e simptomave, historinë e trajtimit dhe mjekimeve që pacienti ka tentuar.
- Një radiografi mund të jetë e nevojshme për të përjashtuar shkaqe të tjera të dhimbjes së shpinës, siç është osteoartriti.
- Një skaner apo rezonancë magnetike konfirmon shkallën dhe vendndodhjen e saktë të dëmtimit të diskut.
- Disa herë një skaner mielogramë është i nevojshëm. Kjo ndodh kur kryhet një injeksion dhe merr imazhe shumë të qarta në skaner. Kjo do të ndihmojë mjekun për të parë më mirë shkakun e dhimbjes suaj.
Trajtimi i hernies diskale: Mundësitë jokirurgjikale
Shumica e pacientëve nuk kanë nevojë për kirurgji.
Mjeku mund t’ju rekomandojë terapinë e nxehtë apo të ftohtë gjatë 24 – 48 orëve të para. Terapia e ftohtë ndihmon në reduktimin e enjtjes, në uljen e spazmave muskulare dhe dhimbjes duke ulur qarkullimin e gjakut. Pas 48 orëve të para, mund të aplikohet terapia e nxehtë.
I nxehti rrit qarkullimin e gjakut dhe relakson indet e buta. Rritja e qarkullimit të gjakut ndihmon në largimin e toksinave, të cilat mund të grumbullohen në inde si pasojë e spazmave muskulare dhe dëmtimit të diskut. Mos përdorni asnjëherë të nxehta apo të ftohta direkt në lëkurë. Në vend të kësaj mbështilleni të nxehtën apo të ftohtën me një peshqir dhe mbajeni, por jo më shumë se sa 15 – 20 minuta.
Trajtimet me ilaçe mund të përfshijnë:
- Një anti –inflamator për të ulur enjtjen
- Një muskulo-relaksues për të qetësuar spazmën
- Qetësues i dhimbjes për të lehtësuar dhimbjet e forta akute.
Dhimbjet mesatare mund të trajtohen me anti –inflamator jo steroid (AIJS). Kjo ndikon duke ulur njëherësh edhe enjtjen, edhe dhimbjen, gjithmonë duhet folur me mjekun për përdorimin e anti –inflamatorëve jo steroid.
Mjeku gjithashtu mund të rekomandojë fizioterapi.
Kërkesat e mjekut transmetohen te fizioterapisti me përshkrim të saktë. Fizioterapia përfshin trajtimin jokirugjikal për të qetësuar dhimbjen dhe për të arritur lëvizshmërinë e nevojshme. Terapia me të nxehtë dhe me të ftohtë, masazh i lehtë, streçingu dhe tërheqja e qafës janë disa shembuj.
Në javën e 4-6-të, shumicës së pacientëve u qetësohen dhimbjet duke mos pasur nevojë për kirurgji.
Ji optimist për planin e trajtimit tënd dhe mbaj mend se vetëm 5% e problemeve të shpinës kërkojnë kirugji.
Trajtimi i hernies cervikale, mundësitë kirurgjikale
Kirurgjia e qafës konsiderohet në rastin kur trajtimi jokirurgjikal nuk përmirëson simptomat e hernies të diskut cervikal ose kur dyshohet për shtypje të placës së kurrizit në rastin kur kirugjia rekomandohet. Pyesni githmonë qëllimin e operimit dhe cili është rezultati që mund të prisni. Mos kini frikë të merrni një mendim të dytë.
Për të liruar shtypjen e nervave dhe dhimbjen e qafës, kirurgjia zakonisht përfshin heqjen e pjesshme të diskut ose disketomi (heqjen e plotë të tij). Kirurgjia zakonisht kryhet nga përpara qafës (anterior diskektomi).
Fatmirësisht këto procedura shpesh kryhen me teknika kirurgjikale mini-invazive. Kirurgjitë e shpinës mini-invazive nuk kërkojnë hapje të mëdha, por kryhen vetëm hapje shumë të vogla me instrumente dhe pajisje siç janë mikroskopi dhe endoskopi gjatë operacionit.
Në këtë lloj kirurgjie nuk ka thuajse asnjë mundësi ripërsëritjeje apo rrezik për paraliza.
Pas zbrazjes së hapësirës së diskut me mikroskop, ne vendosim një protezë disku ndërmjet vertebrave. Qëndrimi në spial për një operacion të tillë është një natë. Ditën tjetër pacienti mund të dalë nga spitali dhe të udhëtojë. Ne rekomandojmë që të pushojë në shtëpi për një javë dhe pas kësaj mund t’i rikthehet jetës së përditshme.
Parandalimi i Hernies Diskale Cervikale
Plakja është e paevietueshme, por ndryshimet në stilin e jetës mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të diskut cervikal. Faktorët e rrezikut përfshijnë pozicionimin dhe lëvizjet e gabuara, dobësia e muskujve të qafës, duhanpirja dhe mbipesha.
Fillo tani dhe përshtat sjelljet të cilat do t’ju ndihmojnë në mirëmbajtjen e shpinës në të ardhmen dhe ndoshta do t’ju ndihmojnë në shmangien e zhvillimit të hernies diskale cervikale.
Në dt, 19, 20 dhe 21 shkurt 2016 në MEDIVIA CLINIC do të jetë i pranishëm neurokirurgu i njohur turk Op.Dr.KENAN KERIM ÇOSKUN, i cili do të zhvillojë vizita për sëmundje të tilla, si:
- Herniet diskale,
- Dhimbjet e kokës,
- Sëmundjet nervore,
- Probleme të qafës dhe shtyllës kurrizore,
- Paralizat tek të rriturit dhe fëmijët,
- Epilepsitë,
- Tumoret e kokës,
- Parkinson
- Sindroma e tunelit karpal
- Hidrocefale
- Meningitet
- Neuropatitë idiopatike
Kontakt + Adresa: +35542323334; +355693252303,
Email: info@medivia.al, Web: www.medivia.al;
Rruga Donika Kastrioti, Vila Nr.1, mbrapa kullave binjake, Tiranë, Albania.



