Hernia diskale, lehtësimi në kushtet e shtëpisë

Kur sëmundja është në fazat e para të zhvillimit të saj apo edhe në rastet që është përkeqësuar, çfarë mund të bëjë pacienti në kushte shtëpie për të lehtësuar dhimbjet?

Nga Fatos Olldashi, neurokirurg në Spitalin Universitar të Traumës

Ajo që ne u këshillojmë individëve në kushtet e shtëpisë dhe në kushtet e konsultës me mjekun, është që nëse ndodh dhimbja e mesit, duhet të qëndrojnë në dhimbje shpine 111krevat. Shkencërisht duhet që të përdorin procedura të ftohta. Pra, duhet të përdorin ndonjë kallëp akulli, si ato që mbahen në frigorifer. Normalisht të jetë e mbështjellë me peshqirin jo në kontakt me lëkurën. Disa njerëz gjejnë rehat duke përdorur të ngrohta. Kjo nuk ka bazë shkencore, megjithatë ata ndihen mirë.

Përsa u përket medikamenteve, mund të përdorin antiflamatorë të thjeshtë duke nisur që nga paracetamoli dhe deri tek voltareni. Mund t’i përdorin në kushtet e shtëpisë normalisht, nëse nuk vuajnë nga sëmundje të tilla, siç është ulçera e stomakut apo probleme me tensionin.

Gjithashtu, pacientët duhet që të rrinë në atë pozicion që i lehtëson dhimbjet. Pra, nëse ata e shikojnë që po të përkulen në anën e majtë, i lehtëson dhimbjet, le të rrinë ashtu.

Duhet të bëjnë aktivitet fizik aq sa i lejon dhimbja, dhe jo të hanë inat me veten e tyre dhe të mendojnë se po të ushtrojnë forcë në trupin e tyre, mund ta zhbllokojnë atë. Në kushtet e shtëpisë do të rekomandoja një regjim të detyruar nga dhimbja. Nuk them regjim absolut shtrati. Njeriu mund të bëjë aktivitetin e vet fizik, por duke respektuar dhimbjet. Mund të shkojë në tualet për të kryer nevojat personale apo mund të bëjë edhe ndonjë punë nëpër shtëpi.

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës