Hernia diskale, sëmundje vetëm e meshkujve?!

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku Sokrat Xhaxho

Dikur me hernie diskale konsultonim vetëm meshkujt. E veçanërisht para viteve ’90, për shkak se ata punonin në punë të rënda. Ndërkohë që sot jo vetëm që konsultojmë raste të gjinisë tjetër, por shikojmë shumë vajza të reja, të cilat punojnë në herniapozicione të detyruara dhe favorizuese për të bërë hernie.

Edhe mosha ka filluar që të ndryshojë. Shohim çdo ditë e më tepër të rinj të cilët kanë probleme të tilla. Kam paciente vajza të reja, kjo sepse rrinë para kompjuterit nga mëngjesi deri në darkë.

Ka ulje për arsyen e thjeshtë se këta të rinj rrinë gjithë ditën para kompjuterit, para internetit. Në këto punët e ndryshme që kërkojnë një lloj përkulje të trupit përpara në tavolinë. Shumë punë bëhen duke shtypur butonat, duke shtypur sustat, është hequr dorë nga ngritja e peshave të rënda, nga aktiviteti i rëndë fizik.

Njerëzit kanë kaluar në rolin pasiv ku rrinë gjithë ditën para butonave apo kompjuterave dhe nuk janë më aktivë. Kjo favorizon shumë këtë shtypje të kolonës lumbare, të diskut. Fragmentohet ky disk dhe jep hernie diskale.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal