Hernia diskale, simptomat & shkaqet

Çfarë është hernia diskale?

Hernia diskale është dalja nga vendi natyral i diskut vertebral, i cili ndodhet në mes të vertebrave. Ky i fundit luan rolin e një amortizatori midis vertebrave, duke bërë shpërndarjen e peshave në mënyrë të barabartë. Disku është i përbërë nga një veshje e jashtme fibroze dhe shumë rezistente, e quajtur annulus. Veshja e brendshme është më e dobët dhe më elastike e quajtur nukleus polpoz.  Disku duke dalë nga vendi bën një presion në rrënjët nervoze që ndodhen aty pranë, duke shkaktuar dhimbje.

Çfarë e shkakton atë?

Është shpesh e vështirë të përcaktosh shkakun e saktë të hernies diskale. Mund të jetë si pasojë e ngritjes së peshave të rënda dhe tendosje të shpinës, rënie, goditje apo përdredhje të trupit. Ndonjëherë është thjesht mosha. Ndërkohë që plakeni, disqet fillojnë të humbasin masën e lëngshme, nuk janë aq elastike dhe mund të gërryhen më lehtë.

Me çfarë shenjash shfaqet?

Mund të keni një dhimbje therëse që fillon nga fundshpina deri në fund të këmbës. Ndieni mpirje ose ndjesi si shpimi me gjilpërë në këmbë. Te qafa, hernia diskale mund të shkaktojë dhimbje dhe mpirje poshtë krahut, në muskuj dhe pjesën mes qafës dhe shpatullave.

Kush preket?

Jeni të rrezikuar nga hernia diskale nëse ngrini vazhdimisht pesha të rënda. Qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës në të njëjtin pozicion, si shumë punonjës të zyrës, gjithashtu ju rrezikon. Të qenët mbipeshë ose duhanpirës gjithashtu janë dy faktorë rreziku. Disa persona i trashëgojnë gjenet edhe nga prindërit që çojnë në probleme diskale.

Si diagnostikohet?

Mjeku do t’ju bëjë disa pyetje lidhur me simptomat dhe do të testojë reflekset dhe fortësinë muskulore. Duhet të kryeni gjithashtu edhe ekzaminimin MRI për diagnozë të saktë.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni