‘Heronjtë e heshtur’ të spitalit të Peshkopisë, i shpëtojnë jetën gruas shtatzënë

Një mrekulli ndodhi sot në spitalin e Peshkopisë. Personeli dha gjak dhe shpëtoi jetën e një gruaje shtatzënë, e cila rrezikonte të humbte jetën.

Nga fshatrat e Bulqizës gruaja shtatzënë u dërgua me urgjencë në repartin e gjinekologjisë së Peshkopisë. Nadire Zeneli ishte heroina që ndërroi fatin e nënës së re.

Të sëmurës i duhej dhënë gjak. Në spital rezervat nuk mjaftonin. Këto bluza të bardha vendosën të shpëtonin gruan. Pas më shumë se dy orësh ajo u kthye në jetë.
“Rasti në fjalë ishte një gravidancë extra uterine (barrë jashtë mitrës) 2 muaj e gjysmë, që erdhi me parametra jo jetikë, pa puls e pa tension, dhe në sajë të organizimit të të gjithë stafit të mrekullueshëm të Spitalit të Peshkopisë, u dha gjak nga vet personeli. Gruaja doli me sukses dhe është në parametra jetikë”, tha Nadire Zeneli, doktoreshë obstetër gjinekologe.

“Këta janë heronjtë e heshtur, personeli mjekësor. Faleminderit atyre”, u shpreh Shpresa Biçi, nga Urdhri i Infermierit.

Pjese e ekipit që kanë luftuar brenda në sallë për të mbajtur në jetë gruan shtatzënë kanë qenë edhe mjeku obstetër gjinekolog Bajram Balliu, si dhe mjeku anestezist reanimator Riza Matoshi.

Pa dashur të prononcohen gjatë për mediat, mjekët që asistuan në sallë tregojnë për “Shëndet+” emocionet dhe ankthin e jashtëzakonshëm që kanë përjetuar në ato momente si dhe lumturinë e madhe kur gjithçka u finalizua me sukses.

‘Jemi lodhur, kemi qarë nga stresi se po ikte e sëmura, pastaj lot gëzimi që ja arritëm qëllimit’ shprehen mjekët mes emocioneve.

Nëpër spitalet e rretheve punohet në kushte tepër të vështira. Por mjekët jo në pak raste urgjence kanë treguar se dinë të shpëtojnë njerëzit.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin