Hetimi për shëndetësinë, mbyllet dosja “Beqaj”

Pasi e mbajti dosjen nën hetim për më shumë se një vit, njësia task forcë pushoi hetimet për dosjen “Beqaj”, në të cilën u verifikuan tre konçesione në fushën e shëndetësisë.

Në përfundim, prokurori Endrit Bimi u shpreh se nuk gjeti elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë në tendera.

Pas pyetjes për dhjetëra zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe dokumenta të sekuestruara për këtë qellim nga ky dikaster, prokurori iu përgjigj se nuk janë kryer veprime të dyshimta përgjatë dhënies me konçesion të:

kontrollit mjekësor me vlerë 120 milionë euro, as në konçesionin e hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë, si dhe në konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirugjikale me vlerë 100 milionë dollarë./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni