“Hidhi një sy Pediatrisë së Tiranës”

Urgjenca e pediatrisë është thuajse gjithmonë plot me pacientë të vegjël. Pacientët e pediatrisë së përgjithshme janë kryesisht me probleme të gastroenteriteve akute, gjendjeve febrile të zgjatura me natyrë të pazgjidhur, intoksikacioneve si dhe me probleme pulmonare akute.

Edhe pse është një nga shërbimet më me fluks në çdo sezon, investimet për ta përmirësuar këtë shërbim janë thuajse zero. Mediat raportojnë herë pas here për kaos, ku fëmijët lihen në një korridor të ngushtë e të zymtë për orë të tëra në rradhë, për një vizitë.

Sigurisht që mjekët janë shprehur se gjenden në vështirësi dhe se familjarët largohen shpesh herë të pakënaqur nga kushtet që ofrohen, por që kjo nuk është në dorën e tyre.

Një fakt i tillë iu është vënë shpesh herë në dukje edhe drejtuesve të sistemit shëndetësor dhe kryeministrit të vendit. Përmes komenteve në rrjete sociale, prindërit bëjnë thirrje të kthehet vëmendja nga pediatria e Tiranës, e veçanërisht nga urgjenca e cila është në një gjendje krejt të pakënaqshme.

Koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama:

 “O Edi Rama… Dua një gjë si Tirons: Ik hidh një sy te pediatria në Tiranë, te spitali i fëmijëve.  Katastrof, Gërdec! Unë nuk e imagjinoj dot katandisjen e atij vendi mizerabël. E di që s’bëhen të gjitha por aty vizitohen fëmijë jo kafshë, o zotëri. Ik vetë. Hidhi një sy për fiksim”.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën