Hidhni këta përbërës në kafe dhe do të përshpejtoni metabolizmin e do të bini në peshë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kafja është rituali i mëngjesit për shumë njerëz. Sipas një studimi të fundit amerikan, kafja është më tepër se një përforcues i energjisë. Kjo do të thotë se nëse jeni në sfidë për të rënë në peshë, kafja e mëngjesit do të jetë një element i dobishëm për ta arritur këtë gjë.

kafeStudimi ka treguar se ju mund të bini deri në 5 kg në muaj nëse shtoni 2 përbërës në kafe. Kjo mund të tingëllojë pak e çuditshme sepse jemi mësuar që kafen ta konsumojmë tradicionale, por thuhet se kjo gjë është e vërtetë!

Një kombinim mjaft i mirë për mëngjes do të ishte kafja me qumësht. Qumështi sigurisht që duhet të jetë me sa më pak yndyrë. Ja një tjetër mënyrë e mirë për ta bërë kafen më të shijshme dhe për t’ju ndihmuar të bini në peshë:

Përbërësit: çerek filxhani me vaj kokosi, 1 lugë çaji pluhur kanelle, gjysmë filxhani mjaltë (opsionale), 1 lugë çaji kakao (opsionale). Dy përbërësit ospinal mund t’i përdorni ose jo, kjo lihet në dëshirën tuaj.

Në një tas të vogël hidhni të gjithë përbërësit dhe përziejni mirë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Ruajeni përzierjen në një kavanoz të vogël. Në kafen e mëngjesit shtoni 1-2 lugë të përbërjes ndërsa është e nxehtë dhe përziejni derisa përbërësit të jenë shkrirë tërësisht në kafe. Kjo do të jetë rutina më e këndshme e mëngjesit.

Burimi: http://www.healthyfoodteam.com/put-2-ingredients-coffee-2-sips-stomach-fat-will-disappear-metabolism-will-faster-ever/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?