Hipertensioni dhe diabeti, kujdesi

Nga mjeku Florian Toti

Një person me diabet mund të ketë dhe hipertension. Një person me hipertension mund të ketë edhe diabet. Këto mund të jetë edhe veç e veç. Kur hipertensioni ka filluar para diabetit, nuk është e njëjta gjë si kur hipertensioni fillon pas diabetit. Nëse një person është me hipertension dhe diagnostikohet dhe me diabet, risku i tij shtohet për sëmundje kardiovaskulare, për Hipertensioniarteriosklerozë (bllokim i enëve të gjakut). Në momentin që një person me hipertension diagnostikohet dhe me diabet, duhet që të intensifikojë përpjekjet e tij për mbajtje nën kontroll. Të mbajë nën kontroll:

  • Presionin arterial
  • Peshën trupore
  • Yndyrnat në gjak
  • Të lërë duhanin dhe alkoolin

Ndryshe ndodh kur një person me diabet zbulohet me hipertension. Duhet parë nëse është një sëmundje që ka filluar siç fillojnë shumë sëmundje apo është një hipertension që vjen direkt nga diabeti. Në këtë rast është diabeti që dëmton veshkat, të cilat një nga shprehjet e tyre kanë edhe rritjen e vlerave të presionit arterial. Në këtë rast duhen mjekuar patjetër veshkat dhe diabeti.

Mjekimi

Mjekimi i diabetit është baza. Mjekimi i hipertensionit bëhet me preparate të ndryshme hipertensivë.

Simptomat e shfaqjes së hipertensionit tek personat diabetikë.

Janë të njëjtat simptoma si ato që ka hipertensioni, si sëmundje më vete.

  • Dhimbje e kokës
  • Marrje mendsh
  • Shikim i turbullt
  • Dhembje në regjionin e zemrës
  • Ndjenjë e të nxehtit
  • Ndjenja e rrahjeve të shpeshta të zemrës

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit