Hipertensioni, një në tre persona nuk e di që vuan

hiper 2

Një në tre të rritur sot vuan nga hipertensioni, ndërkohë që po 1 në 3 të rritur nuk e di që vuan nga kjo sëmundje. Të dhënat bëhen publike nga specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Jeta Lakrori, e cila përmes një interviste në shtyp, shpjegon disa nga rreziqet e presionit të lartë të gjakut. Gjithashtu, ajo thekson se hipertensioni është një sëmundje “e heshtur” e për këtë arsye duhet që çdokush ta masë të paktën 1 herë në vit për të shmangur komplikacione të mëtejshme.

”NJIHNI TENSIONIN TUAJ TË GJAKUT”.

Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, e evidentur sipas studimit të barrës globale të kohëve të fundit të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se tensioni i gjakut të tyre është i lartë. Megjithatë, disa hapa të thjeshtë e të përballueshëm duhet të përfshihen në rutinën e përditshme, për vlerësimin e presionit të gjakut në programet e komunitetit dhe në vendet e punës, ku një rol të madh mund të luajnë të gjitha institucionet shëndetësore.
Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni i njohur në gjuhën mjekësore, është faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, sëmundjet e veshkave dhe madje edhe sëmundjet e syrit. Kur presioni i gjakut tejkalon një kufi të caktuar, ne e quajmë atë si tensioni i lartë i gjakut. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.

Njihni tensionin tuaj të gjakut

Presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur. Nuk ka simptoma derisa presioni është shumë i lartë, ose derisa shkakton dëme në organet vitale, si zemra ose veshkat. Gjithkush ka nevojë për një presion gjaku në arteriet e tij. Kur zemra rreh, ajo pompon gjak nëpër arteriet për t’u çuar ushqim indeve. Forca e gjakut kundër mureve të arterieve quhet tensioni i gjakut. Presioni sistolik ndodh pas rrahjes së zemrës dhe është leximi më i lartë. Presioni më i ulët, apo presioni diastolik, është presioni në arteriet në mes të rrahjeve të zemrës. Në qoftë se arteriet apo tubacionet ngushtohen apo bllokohen, atëherë zemra pompon më me vështirësi për t’u shpërndarë gjak indeve, dhe presioni në arteriet ngjitet lart.

  • Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg atëherë ju
    keni një presion normal të shëndetshëm të gjakut. Mbani këtë tension dhe kontrollojeni përsëri mbas një viti.
    · Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg dhe më pak se 140/90
    mHg jeni në rrezik për t’u bërë hipertensivë, prandaj duhet të merrni menjëherë disa hapa për të përmirësuar stilin e jetës suaj të tilla si: ndalimi i pirjes së duhanit nëse jeni një duhanpirës; reduktimi i peshës së trupit tuaj në nivel të shëndetshëm; të jeni më aktivë; të përfshini në ushqyerjen tuaj më shumë perime dhe fruta, të zvogëloni sasinë e marrjes së kripës dhe të kufizoni sasinë e marrjes së yndyrës – me fjalë të tjera çdo ditë duhet të ushqehemi shëndetshëm; si dhe çdo vit duhet të kontrolloni presionin e gjakut tek mjeku.
    · Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet të kontaktoni me personelin e kujdesit shëndetësor për të parë nëse keni tension të lartë të gjakut, apo nëse keni nevojë të filloni trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore