Hipertensioni pulmonar, simptomat dhe shkaqet

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Rritje e presionit të gjakut brenda arterieve që furnizojnë mushkëritë. Mund të jetë ndërlikim i embolisë pulmonare, sëmundje e valvulave të zemrës, defekt septal apo sëmundje kronike e mushkërive. Mund të zhvillohet edhe pa ndonjë shkak të dukshëm, si p.sh. hipertensioni pulmonar primar.
Në një formë të hipertensionit pulmonar, arteriet e vogla në mushkëri, të quajtura arteriole pulmonare dhe kapilarët ngushtohen ose bllokohen. Kjo e bën më të vështirë që gjaku të rrjedhë nëpër mushkëri dhe gjithashtu rrit presionin brenda arterieve të mushkërive. Ndërsa presioni rritet, dhoma e djathtë e zemrës duhet të punojë më shumë për të pompuar gjakun përmes mushkërive, duke shkaktuar kështu dobësim të muskujve të zemrës.

Simptomat
Shenjat dhe simptomat e hipertensionit pulmonar në fazat e hershme mund të mos jenë të dukshme për muaj apo edhe vite. Ndërsa sëmundja përparon, simptomat përkeqësohen.

-Vështirësi në frymëmarrje (dispnea)                                                                            -Lodhje
-Marramendje (sinkope)
-Presion ose dhembje e kraharorit
-Ënjtje (edemë) të këmbëve
-Mavijosje të buzëve dhe lëkurës (cianoza)
-Pulsi jo i rregullt i zemrës (palpitacionet e zemrës)

Ndryshimet në arteriet pulmonare mund të zvogëlojnë ose të bllokojnë rrjedhjen e gjakut nëpër enë. Kjo e bën më të vështirë rrjedhjen e gjakut, duke rritur presionin e gjakut në arteriet pulmonare. Disa forma të hipertensionit pulmonar janë gjendje serioze që përkeqësohen në mënyrë progresive dhe ndonjëherë janë fatale. Hipertensioni pulmonar nuk mund të shërohet, por mjekët mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni gjendjen tuaj. Trajtimi mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave, në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe të ngadalësojë përparimin e hipertensionit pulmonar.

Shpesh merr pak kohë për të gjetur trajtimin më të përshtatshëm për hipertension pulmonar. Trajtimet janë komplekse dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Mjeku juaj gjithashtu mund të ketë nevojë të ndryshojë trajtimin nëse nuk është më efektiv.

Kur hipertensioni pulmonar është shkaktuar nga një gjendje tjetër, mjeku do të trajtojë shkakun themelor sa herë që të jetë e mundur.

Burimi: Mayo Clinic/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani