Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka
Temperatura normale e trupit (ose temperature e brendshme e trupit) duhet të jetë 35.6°C – 37.5°C. Nëse ulët më poshtë se 35.0°C, atëherë rrezikohemi nga hipotermia, një gjendje e cila mund të sjellë shumë komplikacione, përfshirë edhe rastin më të keq, vdekjen. Hipotermia është një urgjencë mjekësore.
Hipotermia është aksidentale dhe e qëllimshme. Hipotermia aksidentale i referohet uljes jo normale të temperaturës së trupit për shkak të ekspozimit nga i ftohti. Nga ana tjetër, hipotermia e qëllimshme është e nxitur që do të thotë temperatura e trupit është ulur për qëllime mjekësore.
Ky artikull do të fokusohet tek hipotermia aksidentale, jo e qëllimshme dhe do t’i referohemi me termin ‘hipotermi’. Është e rëndësishme të njihemi me disa çështje jetike rreth kësaj gjendje, pasi praktikisht çdokush anembanë vendit është në rrezik.
Shkaqet
Hipotermia ndodh kur sistemi i rregullimit të temperaturës së trupit nuk arrin të mbajë në nivel normal temperaturën bazë të trupit, të ndikuar nga temperatura e ulët që vjen nga mjedisi. Zakonisht, hipotermia ndodh nëse nuk keni veshur veshje mbrojtëse të përshtatshëm për motin e ftohtë. Ecja në një pellg apo liqen të ngrirë mund të shkaktojë hipotermi, ashtu si notimi apo zhytja aksidentale në ujë.
Çdo gjë që ulë temperaturën e trupit më shpejtë se aftësia e trupit për mbajtjen e temperaturës së saj shkakton hipotermi dhe shumë rreziqe të ndryshme potenciale që ajo sjell.
Faktorët e rrezikut
Sigurisht, rreziku nga hipotermia është më i lartë në dimër. Jetesa në vende të ftohta gjithashtu është një faktor rriskues. Duke mos veshur rroba që janë të përshtatshme për sezonin apo motin ka më shumë gjasa që ju të prekeni nga hipotermia. Foshnjat dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit nga hipotermia për shkak të pamundësisë e trupit të tyre për të balancuar temperaturën e trupit.
Njerëzit me kushte të caktuara mjekësore, veçanërisht ato që zvogëlojnë aftësinë e trupit për të normalizuar temperaturën e saj, janë në rrezik më të lartë të hipotermisë. Këtu përfshijmë pacientët me diabet, me sëmundjen e Parkisonit, problemet e palcës kurrizore, hipotiroidizmin, kequshqyerjen dhe madje edhe sëmundjet mendore.
Të gjithë ata që abuzojnë me alkoolin dhe drogat janë më të rriskuar për shkak të gjykimit të dobët. Disa nga medikamente me recetë, sidomos ato që ju vendosin në gjumë apo sjellin përgjumje, mund të rrisin gjasat e hipotermisë.
Simptomat
Simptomat e hipotermisë kanë tendencë të ndryshojnë, në varësi të gjendjes së rënduar, duke filluar nga më e lehta deri tek më e rënduara. Ekspertët shprehen që simptomat e hipotermisë tek fëmijët është e ndryshme nga ajo e të rriturve. Për shembull, një foshnjë mund të ketë një lëkurë të kuqe por është akull e ftohtë.
Si përfundim, dikush me hipotermi do të dridhet, ndonëse kjo simptomë zhduket kur gjendja rëndohet, aq sa të çoj në humbje të vetëdijes, në koma apo edhe vdekje. Simptoma të tjera të hipotermisë përfshijnë marramendjen, konfuzion, vështirësi në koordinim, fjalim i ngathët, dhe impuls i ngadalshëm dhe i dobët.
Trajtimet
Së pari: hipotermia konsiderohet si një emergjencë mjekësore. Kërkoni menjëherë ndihmën mjekësore nëse një nga familjarët apo miqtë tuaj vuan nga hipotermia. Nëse nuk ka shenja pulsi apo frymëmarrje, atëherë duhet të performohet CPR deri në momentin e ardhjes së ambulancës ose deri në momentin e dërgimit të pacientit në spital.
Rrobat e lagura duhet të hiqen dhe të zëvendësohen me ato të thata për të nxitur ngrohtësinë. Mbështjellja e tij/saj me një batanije të ngrohtë ose elektrike mund të ndihmojë në rikthimin e temperaturës normale të trupit. Është mirë që ta lëvizni personin në një vend të ngrohtë dhe të thatë. Nëse është i vetëdijshëm, afrojini të pi diçka të ngrohtë, por kurrë mos i jepni të pi alkool dhe kafe apo çfarë do lloj produkti me përmbajtje kafeine./ Shendeti.com.al


