Kryefaqja Aktualitet Hiqen të gjitha kufizimet, vaksinë e katërt për 60 vjeçarët

Hiqen të gjitha kufizimet, vaksinë e katërt për 60 vjeçarët

0
Shpërndaje

Nisur nga situata epidemiologjike, por edhe për të favorizuar disi turizmin Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lehtësuar edhe më masat anticovid.

Duke nisur nga 1 maji çdo shtetas që futet në pikat tona kufitare nuk duhet të paraqesë as certifikatën e vaksnimit dhe testin PCr.

Maskat nuk janë më të detyrueshme as në ambientet e mbyllura, por sugjerohen të mbahen. Komiteti i rekomandon ministrisë së brendshme që të lejohet muzika edhe pas orës 23:00 nëpër bare dhe restorante.

Nis vaksnimi me dozë të katërt për personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë semundje imunitare apo sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Numri i rasteve të infektuara me covid ka rënë ndjeshëm. Pozitiviteti është 3.8% i numrit të testimeve dhe aktualisht me covid janë 430 qytetarë. Ndërsa në spital ka vetëm 5 pacientë edhe pse u hoqën të gjitha masat kërkohet me insistim të vazhdojë vaksinimi i qytetarëve. Në Shqipëri janë të vaksinuar me një dozë 60.8% e populisë target./ Top Channel

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here