Hisop (Hyssopus Officinalis), bima që qetëson bronkitin akut, ftohjen, dhe astmën

Hysni Dankshi, mjek alternativ

HisopEmri i kësaj bime vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë bimë e shenjtë.

Përbërësit: Vajra esencialë, flavonoide, tanina, substance nxitëse të sekretimit.

Veprimi: Është një espektorant laksativ,relakson enët e gjakut në periferi, nxit djersitjen, antikatarral, i vendosur lokalisht vepron si antiinflamator, antiviral.

Pjesët që përdoren: Lulet, gjethet dhe kërcelli veprojnë si ekspektorant (qetësues) në bronkit akut, ftohje, astëm. Qetëson ndjenjën e rëndesës pas ushqimit dhe qetëson dhimbjet e barkut. Në qoftë se kombinohet me fiqtë ndohmon jashtëqitjen dhe përdoret në rastet me kapsllëk( konstipacion). Nxit djersitjen në rastet me ethe për uljen e temperaturës.

Vaji esencial përdoret si tonik për të qetësuar nervat dhe lodhjen e ditës në rastet me ngarkesë të madhe nervore, punë të tepërt ose në ankth dhe depresion.

Përdorimi:                                                                                                                                                                                

 Çaji: Pihet i ngrohtë në rastet me grip, temperaturë e lartë dhe të ftohur etj. Merret edhe për të qetësuar çrregullimet e tretjes dhe stomakun e irrituar.

Tinktura: Kombinohet me bimë të tjera si p.sh.hisopin me jamballin dhe përdoret për të shëruar bronkitin dhe kollën.

Shurupi: Përdoret për kollë të njomë.Vaji esencial përdoret për të luer gjoksin. Ai përzihet me vajin e bajameve dhe të lule diellit, por mund të kombinohet dhe me vajin e eukaliptosit  dhe tymusit. Në qoftë se shtohet neë ujin e vaskës gjatë banjës shërben si relaksues i nervave, heq mërzinë dhe melankolinë.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit