Historia e binjakeve që hanë qirinj dhe libra të vjetër

Shumë njerëz hanë thonjtë kur janë nervozë ose u drejtohen çokollatave. Por dy motra nga Bredfordi (Britani e Madhe) kanë një tjetër mënyrë

Motrat Anita dhe Adela

Motrat Anita dhe Adela

ngushëllimi. E para ha qirinj, ndërsa e dyta ha libra të përdorur.

Binjaket Adela dhe Anita, 50-vjeçare, vuajnë nga një çrregullim në të ngrënë që karakterizohet nga dëshira për të ngrënë gjëra që nuk kanë vlerë ushqimore, si gurë, rërë, bojë apo pisllëqe.

Për Adelën problemi nisi kur ishte fëmijë. Tani ajo ha jo pak, por disa cm qiri çdo ditë, po aq sa njerëzit hanë çokollatë. “Kur isha tetë apo nëntë vjeçe nisa të nuhasja ndezësit”, rrëfen ajo për mediat. “Pastaj fillova të cimbisja qirinj dhe vazhdoj ende ta bëj”.

Ajo thotë se qirinjtë janë një ngushëllim shpirtëror dhe 300 copët që ka ngrënë gjatë jetës së saj duket se nuk i kanë shkaktuar asnjë problem shëndetësor.

Adela

Adela

“Mbajtja e një qiriri më qetëson nervat. Një qiri i plotë më zgjat dy javë. Marr vetëm një kafshatë të vogël, kështu që njerëzit nuk e kuptojnë”.

Për motrën e saj, Anitën, sëmundja nisi më vonë, kur ajo ishte shtatzënë 24 vjet më parë. “Nisa të kem dëshirë për aromën e gjërave të vjetra si biletat e vjetra të autobusit”, shprehet ajo.

Librat e prerë të Anitës

Librat e prerë të Anitës

“Të njëjtën aromë nuhata tek një libër i vjetër dhe nuk kam mundur të ndaloj që atëherë. Sa më i vjetër libri, aq më mirë shijon. I dua shumë librat e vjetër. Është si të hash çokollatë”, thotë Anita.

Ajo shkon në vende ku jepen libra të vjetër dhe nuk e ka problem për bakteret apo pluhurin që mund të kenë. Para se t’i hajë, i pret në rripa të hollë. E pyetur nga gazetarët se pse thjesht nuk i merr erë librit dhe ta lërë me aq, ajo shprehet: “Jo, duhet t’i shijoj”.

Të pyetur për këtë, psikologët thonë se ka shumë arsye pse njerëzit hanë materiale jo ushqimore. “Gratë shtatzëna shpesh kanë dëshira të çuditshme dhe kjo mund të jetë ndonjëherë edhe pasojë e mungesës minerale”.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë