Historia prekëse të bashkëshortes së Dr.Florit për djalin e saj

Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës bashkëshortja e të ndjerit, këngëtarit Dr. Flori, ka ndarë një pjesë të jetës së saj në rrjetin social Instagram. Ka kaluar më shumë se një vit që kur Dr.Flori u nda nga jeta dhe e veja, Blerina Kondi, vazhdon të shkruajë për të. Kësaj radhe i ka prekur të gjithë me rrëfimin e sinqertë. Blerina ka pranuar për herë të parë publikisht se djali i saj është i sëmurë.

Letra e plotë:

“Unë quhem Daniel Kondi dhe jam vetëm 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 ditë përpara se unë të nisja rrugëtimin tim në barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel që më pelqen kaq shumë. Rrugëtimi im ishte shumë i bukur, siç është i të gjitha bebeve!

Mami im më shihte shpesh kur unë isha tek barku i saj përmes ekos… Kisha vetëm 3 muaj që isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundës time nuk dallohej mirë dhe unë mund të kisha një kromozom më shumë se fëmijët e tjerë… I dëgjoja tek diskutonin me njëri-tjetrin, madje shpeshherë edhe qanin… por ata ishin mami e babi im ndaj vendosën që unë të vazhdoja të isha bebja e tyre dhe pavarësisht çdo gjëje do më donin shumë.

Ditën që erdha në jetë nuk do ta harroj kurrë që babi më mori në krahë dhe tha: “Daniel, babi të do shumë shumë, ti je shumë i çmuar për mua!” A nuk kam të drejtë të mburrem me babin tim? A nuk kam të drejtë të them se ai është heroi im? Ai sot nuk jeton më, por ja ku jam unë që jetoj për të! Kromozomi im nuk e zvogëloi dashurinë e tij për mua, përkundrazi, e shtoi edhe më shumë.

Kështu unë erdha në jetë dhe njoha motrën time, Kaltrinën, dhe tani mund të luaj me lodrat e mia, të përplas duart sa herë që më thonë “Braaavooo, Daniel!”, të kërcej kur dëgjoj këngët e mia të preferuara dhe, më kryesorja, të dëgjoj fjalët e bukura të mamit tim, e cila më thotë shpesh që jam një bekim i madh, dhurata më e bukur që Zoti i dhuroi!” /Donjeta Zeqa

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim