“Kujdesi infermieror është një art, dhe që të realizohet si art, kërkohet përkushtim i plotë dhe përgatitje e fortë, sikurse për cdo vepër piktori apo skulpori; me ndryshimin që nuk ke të bësh me një telajo apo një mermer të ftohtë, por me trupin njerëzor, tempullin e shpirtit të Zotit. Është një nga Artet e Bukura. Madje më i bukuri i Arteve të Bukura!”
Florence Nightingale
Në ditën ndërkombëtare të Infermiervë në kemi vendosur t’iu sjellim një historik të shkurtër të këtij shërbimi në venin tonë. Vështirësitë që kanë kaluar bluzat e bardha për të dhënë shërbim shëndetësor në kohë lufte e në paqe. Gazeta iu uron suksese infermierve shqiptarë në misionin e tyre të madh për të ndihmuar të sëmurët.
Në Shqipëri 1912 – Gra të moshuara përdornin barna për kurim dhe trajtim të të sëmurit. Sëmundjet ngjitëse ishin të përhapura. Mw pas nw 1914 u ngrit Drejtoria e Përgjthshme Shëndetësore. – Mungesë e theksuar e mjekëve, farmacistëve, infermiereve, mamive. U hap një spital në Vlorë për nevojat e luftës. 1917 – Krijimi i asistencë publike në Korçë e Shkodër nga ushtritë austro-hungareze. 14 Maj 1919 – Kryqi i Kuq Amerikan në Tiranë hapi një “Spitalin shqiptaro – amerikan” i derjtuar nga Znj. Bruck, dhe më 1932 u quajt ” Spitali i përgjithshëm Zog i I-rë”. 30 Dhjetor 1921 – Krijohet Kryqi i Kuq Shqiptar dhe njihet nga KKNdërkombëtar në Gjenevë më 1923.
1923 – Hapet shkolla e parë e infermiereve vizituese. 1926 –1933 – Fondacioni Rockfeller ndihmon në luftën kundër malaries dhe organizon sesione të veçanta në shumë rrethe të vendit. Përgatiten specialistë dhe hapen ambulanca si në Vlorë, Durrës.
1932 – 1937 – U hap kursi për agjentë mjekësorë djem në spitalin Zog i I. Ata do të punonin përkrah mjekëve në malësi. – Iu dha rëndësi kujdesi për foshnjat pasi mortaliteti ishte i lartë. Ambulancat në Tiranë dhe Shkodër kishin për qëllim të përhapnin në popullatë rregullat e higjenës për mirërrritjen e fëmijës. – U hap shkolla e infermiereve në Tiranë ku drejtohej nga 2 franceze. – U përgatitën rreth 155 mjekë në 1937, mami 29 dhe infermierë 20, një numër ky tepër i vogël. 1939 –1944 Koha e Luftës së II-të Botërore – Ekzistonin 9 spitale dhe u hapën një spital në Durrës dhe një maternitet në Tiranë. – U dërguan për studime mjekë dhe mami si formoheshin të tjerë nga KKSH por që nuk i plotësonin nevojat dhe numri i tyre ishte i paktë.
Koha e Luftës Nacionalçlirimtare – U çelën kurse infermierore, “kurset e grave për ndihmën e parë” të organizuara në ilegalitet në rrethe kryesore të vendit nga infermierë ose mjekë patriotë.
1944 – U ngrit Ministria e Shëndetësisë – Kurset kishin një program të studjuar dhe të hartuar mirë dhe i përgjigjeshin nevojave të kohës – U formua një seksion shëndetësor i përbërë nga 7 anëtarë, mjekë, infermier, farmacistë që organizonin të gjithë punën për problemet e ushtrisë.
1946 – Formimi i OBSH, ku morrëm pjesë edhe ne si shqiptarë. – Konferenca e parë Shqiptare. – Hapja e kurseve 5 vjeçare për infermier në disa rrethe të vendit. 1948 – Teknikumi mjekësor në Tiranë. Programi i parë i shkollës së mesme profesionale 3 vjeçar. 1952
– Instituti i lartë Mjekësor që më vonë 1957 morri emrin Fakulteti i mjekësisë 1954 – Politeknikumi mjekësor në Tiranë 4 vjeçar pas 7 dhe 8 vjeçares 1957 –1959 – Kurse kualifikimi 1 –2 vjeçar në disa rrethe – Një shkollë 5 vjeçare në Tiranë 1968 –1980 – Shkolla 3 vjeçare për infermiere pas 8 vjeçares në Tiranë si dhe pranë spitalit kurse 2 vjeçare. – Kurse pa shkëputje nga puna 1980 – 1990 – Q.S.U.T., Instituti i Higjenës dhe epidemiollogjisë, Instituti i Studimeve Ushtarake, Instituti i Mjekësisë Popullore, Instituti i Siguracimeve Shëndetësore etj. – Kurse 1 vjeçare për infermier dhe mami pas shkollës së mesme e barazvlefshme me formimin e mesëm 4 vjeçar profesional. 1992 – Shoqata e Infermiereve dhe mamive të Shqipërisë. 1994 – Shkollat Larta të Infermierisë me 3.5 vite studimi pas arsimit të mesëm.
2005 – 2006 – Fakultetet e Infermierisë shtetërore dhe private në shumë rrethe të vendit që përgatitin kuadro të lartë me sistemin e Bolonjës me një program europian 3 + 2, bachelor e më pas Master profesional e Shkencor.




