Hithrat, përdorimi për qetësimin e dhimbjeve nga artriti

Vitaminat dhe mineralet

Hithrat jane nje burim i mirë proteinash. Ndërkohë ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave A, B dhe C si dhe Kalcium, Magnez, Kalium dhe Zink.

Artriti

Ndër shekuj hithrat janë përdorur per artritin. Kur vendosen në gishta dhe në zona të tjera të prekura nga artriti, ato mund të qetësojnë dhimbjet deri ne 85%. Hithrat përmbajnë neurotransmetuesit serotonine dhe histamine, të cilat janë përgjegjëse për efektet e tyre qetësuese. Gjithashtu mund të përdoren me rezultat edhe për dhimbje të tjera si muskulare.

Alergjitë

Jeni të lodhur nga alergjitë sezonale? Studimet tregojnë se hithrat mund të ndihmojnë. Përbërësit antiinflamator dhe flavanoidet që gjenden te hithrat ulin nivelin e histaminës së prodhuar nëv reaksionet alergjike me pasojë uljen e teshtimave dhe simptomave të tjera.

Detoksifikim

Duke qenë me veti diuretike, hithrat e përgatitura në formë çaji ose të gatuara mund të ndihmojnë shkarkimin e ujërave të tepërt. Në këtë mënyrë veshkat e kanë më të lehtë punën e tyre të largimit të mbetjeve toksike.

Gatimi e e eliminon efektin djegës te hithrave. Përdorini ato në byrek, në supa apo pjata të tjera.

Postime të ngjashme

Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus